Zafar Bangash

Është krejtësishtë e lehtë për tu kuptuar se nuk është e vërtet që vendet në zhvillim marrin ‘ndihmë’ nga Perëndimi. Përkundrazi, nga vendet në zhvillim një sasi e madhe e burimeve rrjedh në vendet perëndimore… Është vlerësuar se një total prej 7.6 trilion dollar në një shkallë globale është fshehur në llogaritë e jashtme. 62 njerëzit më të pasur në botë posedojnë pasuri sa 1.6 miliard njerëzit më të varfër.

Varfëria globale është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të udhëhequra nga të pasurit dhe të fuqishmit. Sistemi kapitalist global mbizotërues është i dizajnuar për të pasuruar edhe më shumë të pasurin dhe për të varfëruar edhe më shumë të varfërin. Varfëria nuk do të përfundojë përderisa nuk ndryshojnë politikat që e krijojnë atë.

Raporti i Bankës Botërore për Varfërin Globale (prill 2018) ofron disa të dhëna alarmante. Numri i atyre të cilët brenda ditës fitojnë 1.90 dollar ose më pak, në tetor të vitit 2017 ka qenë 764 milion, ndërsa në prill të vitit 2018 është ngritur në 783 milion, pra brenda 6 muajve, 20 milion njerëz më shumë kanë rënë në gropën e varfërisë. Nëse e llogarisim pragun e fitimit prej 5.50 dollar në ditë, ky numër rritet në një sasi të madhe prej 3.481 miliard, gjysmën e popullsisë së botës. Të varfërit në Azinë Jugore (1,418 miliard), në Azinë Lindore/Paqësor (853 milion) dhe në Afrikën në sahariane (807 milion), përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së botës.

62 njerëzit më të pasur në botë posedojnë pasuri sa 1.6 miliard njerëzit më të varfër. Në raportin e janarit të vitit 2018, Oxfam zbuloi se pasuria prej 1 trilion dollarësh e prodhuar vitin e kaluar, i ka shkuar vetëm 20 njerëzve. Raporti i Oxamit i vitit 2017 përfshin zbulime edhe më të frikshme.

Raporti me titullin “Një Ekonomi për 1%” tregon se pasuria e gjysmës më të varfër të popullsisë së botës, që nga viti 2010 e deri me tani, është zvogëluar për një trilion dollar, ndërsa pasuria e 62 njerëzve më të pasur në botë – po e vetëm 62 njerëzve –  është rritur për gjysëm trilion dollar më shumë (542 miliard dollar), duke arritur në 1.76 trilion dollar (sipas të dhënave të vitit 2015). Disa njerëz të pasur e mbajnë në dorë pasurinë e gjysmës më të varfër të popullsisë së botës (3.6 miliardë njerëz).

Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të padrejta dhe shpesh të paligjshme të të pasurve dhe të të aftëve. Miliarderi amerikan Warren Buffet mburret me faktin se paguan më pak taksa se shërbëtori i tij. Ngjashëm, presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se është “i menqur” sepse nuk paguan taksa. I menqur apo dallaveraxhi? Ligjet janë bërë për të mbushur boshllëqet ligjore në mënyrë të ndërgjegjshme për të përfituar të pasurit.

Ashtu si brenda një vendi, edhe në mes të vendeve ka probleme. Ashtu siq të pasurit i shfrytëzojnë të varfërit në vendet e tyre – edhe pse të ardhurat e tyre kombëtare bruto janë 17 trilion dollar, në Shtetet e Bashkuara ka rreth 50 milionë të varfër – gjithashtu ka pabarazi të mëdha në mes të vendeve. Edhe këto po ashtu rrjedhin nga praktikat e padrejta tregtare.

Në librin e tij The Divine: A New History of Global Inequality (Përçarja: Një histori e re e pabarazisë globale) të botuar në vititn 2017, antropologu i Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics), Jason Hickel thotë: “Vendet e pasura vetëm në një vit marrin nga vendet e varfëra 2 trilion dollar më shumë në këmbim të ndihmës dhe sanksioneve. Vendet që mburren më së shumti me ndihmën e tyre të huaj janë ata që bëjnë vjedhjen më të madhe masive.”

Integriteti Global Financiar (Global Financial Integrity-GFI) me qendër në SHBA, dhe Shkolla e Ekonomisë e Norvegjisë së fundmi kanë publikuar disa të dhëna interesante dhe kanë llogaritur transferet financiare të bëra çdo vit në mes të vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Sipas të dhënave të vitit 2012, është zbuluar se vendet në zhvillim marrin gjithsej 1.3 trilion dollar ndihmë, investime dhe të ardhura nga jashtë. Por brenda të njëjtit vit, 3.3 trilion dollar të këtyre vendeve u derdhën jashtë vendit. Me fjalë të tjera, vendet në zhvillim paguan 2 trilion dollarë më shumë se ato që i marrin çdo vit, sasia neto nga jugu global do të arrinte një shifër tronditëse prej 16.3 trilion dollar, pothuajse e barabartë me produktin bruto kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Është krejtësishtë e lehtë për tu kuptuar se nuk është e vërtet që vendet në zhvillim marrin ‘ndihmë’ nga Perëndimi. Përkundrazi, nga vendet në zhvillim një sasi e madhe e burimeve rrjedh në vendet perëndimore.  Kjo përfshin interesin e borxhit, pagesën e borxhit dhe vjedhjen e parave përmes faturimit të falsifikuar. Duke u bazuar në të dhënat e GFI-së, Hicken shkruan: “…Për më tepër, pjesa më e madhe e kësaj rrjedhjeje është është dalja e paregjistruar dhe shpesh e paligjshme e kapitalit. GFI vlerëson se vendet në zhvillim kanë humbur gjithsej 13.4 trilion dollar nëpërmjet daljes së paregjistruar të kapitalit që nga viti 1980.”

Kompanitë vendase dhe ato ndërkombëtare janë zhytur deri në fyt në falsifikim të faturave. Kjo lehtëson transferimin e parave nga vendet në zhvillim në parajsat e taksave, dhe këto quhen fallsifikime të faturave tregtare. Edhe nëse qëllimi kryesor në këtë biznes është shmangia nga taksat, qëllimi nuk është i kufizuar vetëm me këtë. Ky proces përdoret gjithashtu në pastrimin e parave dhe kontrollin e kapitalit. Në vitin 2012, vendet në zhvillim humbën 700 miliardë dollarë nëpërmjet këtij falsifikimi komercial, që është pesëfishi i shumës që ata marrin në të njëjtin vit.

Kjo situatë do të jetë e njohur për popullin e Pakistanit. Dy dinasti të hajdutëve – Sherifët dhe Zerdarirët – vodhën miliarda dollar nga Pakistani dhe investuan në parajsat e taksave perëndimore në det të hapur. Është vlerësuar se një total prej 7.6 trilion dollar në një shkallë globale është fshehur në këto llogari.

Burimi : crescent.icit-digital.org / Medya Şafak

40