“Si grek u ndjeva në siklet kur më kontrolluan pasaportën në aeroport”

E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard i dedikuar për ballkanasit, vipa apo jo vipa qofshin. Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit.

“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.

Veprimi i autoriteteve gjermane bazohet në një marrëveshje me Komisionin Europian që i mundëson Gjermanisë të ushtrojë kontrolle pasapotash për të gjithë personat që hyjnë nga Greqia. Sipas kësaj marëveshjeje, kontrolli do të ushtrohet në terminalet për qytetarët e Shengenit dhe nuk do të ketë zhvendosje. Mirëpo Mitsotakis ka rrëfyer një procedurë tjetër. Vendimi i Gjermanisë erdhi pas konstatimeve se nga Greqia kishin hyrë në Gjermani më shumë sesa 1000 persona ilegalisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne