Si i fsheh BE-ja aktet terroriste të ekstremit të djathtë kundër myslimanëve

nga Alain Gabon.

Tani kemi dëshmi nga vetë Europoli se pjesa më e madhe e terrorizmit ekstremist kundër refugjatëve dhe pakicave në Evropë është pothuajse e përjashtuar nga statistikat, sistematikisht dhe qëllimisht.

Standardet e dyfishta të cilat strukturojnë mbulimin mediatik, hulumtimet dhe politikat mbi terrorizmin tani janë të njohura. Ato janë të dukshme çdo ditë, të verifikueshme dhe të dokumentuara në mënyrë të gjerë.

Për ta përmbledhur, realiteti i terrorizmit është sistematikisht i shtrembëruar dyfish. Së pari, ajo që ne e konsiderojmë si “terrorizëm” reduktohet zakonisht për t’u përqëndruar vetëm në ato akte nga aktorë jo-shtetërorë si grupi i al-Kaidës apo i Shtetit Islamik (ISIS). Në vetvete, kjo gjë e shtrembëron shumë realitetin, sepse terrorizmi shtetëror është shumë më i keq.

Pastaj terrorizmi kufizohet më tej, siç atribuohet nëpërmjet rrëfimeve dhe përfaqësimeve të ndryshme vetëm me “xhihadizmin islamik”.

Rezultati është një perceptim i paragjykuar, i shtrembëruar dhe mbi të gjitha krejtësisht i pasaktë i fenomenit,i cili duket se është i qëllimshëm.

‘Terrorizmi’, një fjalë gjeometrike e ndryshueshme

Akademikja amerikane e shquar Juan Cole, në mënyrë koncize dhe humoriste ka hartuar listën e këtyre standardeve të dyfishta të cilat ne mund ti vëzhgojmë me lehtësi.

Terroristët e bardhë në përgjithësi nuk janë terroristë, por thjesht “vrasësa” ose “kriminelë”, ndërsa homologët e tyre arabë dhe / ose myslimanë menjëherë perceptohen dhe kategorizohen si “terroristë”. Të parët gjithmonë paraqiten si individë të izoluar, pa asnjë lidhje me asnjë person apo grup tjetër, ndërsa “xhihadistët” janë pjesë e një grupi, në mos më shumë se një komplot i madh botëror “islamik”, edhe kur është e qartë se sulmuesi është një individ i vetmuar që nuk ka lidhje me askënd.

Një terrorist i bardhë dhe / ose i krishterë kurrë nuk do të paraqitet si tipik i të bardhëve ose të krishterëve. Nga ana tjetër, një arab gjithmonë do të jetë përfaqësues i gabimeve hipotetike të shoqërisë në të cilën ai me sa duket i përket. Një musliman që sulmon njerëz të tjerë duke thirrur “Allahu Ekber” konsiderohet automatikisht si emblematik i “sëmundjes së Islamit”, i të ashtuquajturës “dhunë e lindur”. Të gjithë muslimanëve dhe autoriteteve të tyre shpirtërore, imamëve dhe të tjerëve, do tu kërkohet që të “denoncojë” veprimin e tij, “zërat e tyre do te duhet të dëgjohen”, si dhe do tu kërkohet “të luftojnë dhunën që del nga brenda tyre”.

Në të kundërt, feja e krishterë, të krishterët në përgjithësi, si dhe autoritetet e tyre asnjëherë nuk do të kenë lidhje me “terrorizmin e krishterë”, siç shprehet nga vrasjet e mjekëve dhe infermierëve që praktikojnë aborte, apo sulmet ndaj klinikave dhe qendrave të planifikimit familjar, akte që kanë qenë mjaft të përhapura gjatë një periudhe të gjatë kohe në Shtetet e Bashkuara. Aq të shumëta kanë qenë sa që janë bërë banale dhe nuk kanë suprizuar më njeri.

Prandaj, fajësia dhe përgjegjësia kolektive zbatohen vetëm kur terroristi është musliman. Meqë ra fjala, shprehja “terrorizëm i krishterë”? Ndryshe nga “terrorizmëm islamik”, nuk ekziston.

Përveç kësaj, xhihadistët gjithmonë përshkruhen si mendërisht të përkryer dhe në kontroll të plotë të veprimeve të tyre; ndërsa të tjerët, sidomos ata që vrasin apo kërkojnë të vrasin muslimanët, zakonisht paraqiten si epileptikë, manjakë dhe ne disa raste i fusin kryesisht në fushën e psikiatrisë.

Më e rëndësishmja, sulmet nga ekstremistët e djathtë nuk janë të lidhura me një kulturë të përbashkët, diskurset e caktuara dominante, një ideologji (anti-emigrante, islamofobike, raciste, nacionaliste apo të tjera), pavarësisht nga fakti se janë ndërtuar dhe futen vazhdimisht nga ideologët e tillë si shkrimtari Bat Ye’Or, me “teoritë” e tij të çmendura mbi Evroarabinë dhe “islamizimin” e Evropës; blogjet si Riposte Laïque ose Fdesouche, shitore të mëdha të mediave të tilla si VALEURS Actuelles, intelektualët islamofobë si Eric Zemmour ose Renaud Camus, dhe figura me ndikim politik të tillë si Donald Trump, Geert Wilders apo Oskar Freysinger.

Këto ideologji, fjalime, media dhe udhëheqësit politikë, kurrë nuk shihen të paktën ligjërisht si përgjegjës për terrorizmin anti-mysliman dhe anti-emigrant, ndërkohë që ne e konsiderojmë “selefizmin” si “islam radikal” (ose thjesht Islamin politik), ose edhe Islamin në tërësi si burim dhe origjinë të xhihadit. Ideologji që ne duam ti çrrënjosim, duke filluar me dëbimin e atyre që i përhapin(imamët “radikale”), me mbylljen e faltoreve, thjesht duke u bazuar në dyshime pa pasur ndonjë provë.

Përdorimi i fjalës “terrorizëm” dhe i termave që lidhen me të (“radikalizimi”, “ekstremizëmi” etj.) bëhet në një mënyrë tepër selektive. Karakterizimi i saj dhe trajtimi nga shtetet tona i përgjigjet një gjeometrie të ndryshueshme ku kriteret e saj ndryshojnë rastësisht sipas sulmuesve dhe viktimave.

Një rast emblematik: Dylann Roof

Shembujt janë të shumtë. Një nga më të njohurit është ai i Dylann Roofit, një 19-vjeçar amerikan, i cili më 18 qershor 2015 vrau nëntë zezakë në kishën e tyre në Charleston, South Carolina. Sipas dokumenteve të gjetura në shtëpinë e tij sulmi kishte qenë me motive racore. Roofi si supremacist i bardhë që ishte i cili në ideologjinë dhe kulturën e tij ishte tipik, i përkiste Lëvizjes Kristiane të Konfederatës Jugore. Në shtëpinë e tij, hetuesit gjetën shumë dokumenta, pamflete, flamuj, fotografi, programe supremacizmi dhe neo-nazizmi, përfshirë edhe faqen e tij “The Last Rhodesian”, ku ai me krenari tregonte mbi simbolet e këtyre lëvizjeve, shpjegonte motivet e tij dhe modelet, të tilla si apartheidi në Afrikën e Jugut.

Përkundër gjithë kësaj, duke përfshirë edhe rrëfimin e tij në lidhje me motivet raciste të vrasjeve, autoritetet amerikane dhe shumica e mediave të mëdha perëndimore nuk pranuan të flasin për një akt terrorist. Obama e përshkroi vrasjen si një “vrasje të pakuptimtë”. Mediat e mëdha si në Evropë dhe SHBA përdorën një fjalor të vecantë gjuhësor për të shmangur përshkrimin e tij të vërtetë si një terrorist dhe supremacist i bardhë i krishterë, dhe në vend te ketij portretizimi e përshkruan atë si një vrasës, ekstremist dhe madje New York Times e pershkroi si një vizitor i ardhur nga zjarri!

Edhe më e pabesueshme në këtë inciativë të refuzimit kolektiv ishte refuzimi i vetë kreut të FBI-së, James Comey për të folur në lidhje me terrorizmin, ndërkohë që ky sulm korrespondoi tamam me definicionin e agjencisë së tij. Mund të jetë edhe një rast i teksteve shkollore.

Është e lehtë të imagjinohet ndryshimi në media, polici dhe gjyqësor nëse në vend të supremacistit të bardhë të krishterë dhe viktimave të tij zezakë, vrasësi të kishte qenë arab musliman, vikimat e tij të ishin të bardhë dhe ai te bërtiste “Allahu Ekber”, para se policia të gjente video dhe tekste besnikërie ndaj ISIS-it në shtëpinë e tij!

Dylann Roof u gjykua dhe u dënua me vdekje në vitin 2017, por jo për terrorizëm për të cilin ishte vërtet fajtor, por u dënua thjesht për vrasje dhe “krim të urrejtjes”.

Ky është një shembull se si mediat tona, policia, institucionet politike dhe gjyqësore, i mohojnë dhe i fshehin këto madje edhe nga statistikat zyrtare që flasin për raste të rënda të terrorizmit jo islam. Ndërkohë, ideologjitë, analistët dhe grupet si Tea Party, të cilët e krijuan dhe ushqyen këtë lloj terrorizmi, vazhdojnë të ecin, autoritetet godasin xhihadizmin dhe të ashtuquajturat “burimet” e saj, Selefizmin, xhamitë “radikale”, Vëllazërinë Muslimane dhe të tjerët.

Pavarësisht nga gënjeshtrat, kërcënimi “xhihadist” është në rënie

Pavarësisht retorikës alarmuese (të përdorura, natyrisht, për të justifikuar buxhetin e tyre), raporti i fundit i Europol, “Bashkimi Evropian, terrorizmi, gjendja dhe trendi në 2017”, tregon se nga vitet e kaluara, ky kërcënim terrorist me të cilin ne trembim popullatat tona në fakt po vret shumë më pak në Evropë: 142 viktima në 2016 nga 510 milionë banorë të 28 shteteve të BE-së. Ne do deshim që të gjitha llojet e tjera të vdekjeve të dhunshme, që nga aksidentet deri tek vrasjet, të ishin në një nivel kaq të ulët.

Ne gjithashtu shohim se si liderët, mediat, pseudo-ekspertët e terrorizmit dhe moderatorët e emisioneve televizivë na gënjejnë për shkallën dhe trendin e këtij kërcënimi. Ndërsa ne të gjithëve na thuhet çdo ditë se situata po shkon më keq, realiteti është krejt e kundërta, siç thuhet edhe nga raporti i Europolit: “Numri i përgjithshëm i prej 142 rastesh sulmi është një prirje në rënie që fillon nga 2014-ta me 226 sulme, pasuar nga 211 në vitin 2015.”

Police officers are seen near a mosque after a shooting in Quebec City, January 29, 2017. REUTERS/Mathieu Belanger TPX IMAGES OF THE DAY

Jo vetëm që numri i sulmeve është i ulët, por proporcioni i sulmeve “xhihadiste” në raport me totalin është gjithashtu i ulët (13 nga 142). Të ashtuquajturat sulmet xhihadiste kanë rënë, nga 17 në vitin 2015 në 13 në vitin 2016, dhe nga viktimat, nga 151 në vitin 2015 në 142 dhe 2016.

Ju asnjëherë nuk keni për të dëgjuar një politikan që tju thotë një gjë të tillë. Ju kurrë nuk do ti shihni këto fakte të vërtetuara në titujt e gazetave dhe revistave, sepse histeria dhe paranoja rreth terrorizmit është e dobishme për disa njerëz dhe një mënyrë thelbësore e dobishme e qeverisjes për sunduesit.

Edhe më interesantja është se ndërsa ne na thuhet se kërcënimi xhihadist tani po ndikon tek të gjithë dhe se asnjë vend nuk është imun ndaj tij, ne shohim se vetëm tre nga 28 vendet anëtare të BE-së (Franca, Belgjika, dhe Gjermania) kanë vuajtur një ose më shumë sulme të tilla në tokën e tyre, qoftë të suksesshme apo jo. (Raporti i Europolit, faqe 49). Pjesa më e madhe e BE-së, 25 vende nga 28 nuk kanë pësuar asnjë, madje edhe duke marrë parasysh sulmet e dështuara apo të neutralizuara, pavarësisht nga situata e Sirisë dhe lufta kundër ISIS-it, e cila për dy vjet e ka përkeqësuar në masë të madhe kërcënimin.

Si i fshin BE veprimet terroriste kundër myslimanëve, emigrantëve dhe refugjatëve nga të dhënat e saj

Më e rëndësishmja është se një lexim i kujdesshëm i raportit tregon në vetëm një paragraf, një tjetër gjë që është me të vërtetë suprizuese, dhe konfirmon atë që ka qenë e dyshimtë për disa kohë: shtetet anëtare (me përjashtim teë Holandës) nuk i konsiderojnë “sulmet t dhunshme të bëra nga individët dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë që shenjestrojnë azilkërkuesit dhe pakicat etnike” si akte terroriste!

Prandaj ata nuk i përfshijnë ato në shifrat, statistikat, njoftimet për shtyp dhe raportet. E njëjta vlen edhe për Europolin, i cili bazohet në të dhënat e ofruara nga shtetet anëtare. Befasuese.

Arsyetimi i dhënë në mënyrë eksplicite nga autorët e raportit mund të gjendet në një fusnotë, e cila vetë i referohet shtojcës metodologjike. Pas disa kërkimeve ketu, dikush gjen definicionin e famshëm të “terrorizmit”, që supozohet se justifikon se pse këto lloje sulmesh nuk merren parasysh.

Surpriza e dytë: Definicioni i cili është edhe përcaktimi i miratuar nga shtetet anëtare të BE-së, përkundrazi nuk e justifikon në asnjë mënyrë një përjashtim të tillë selektiv të “sulmeve të dhunshme nga persona ekstremiste të krahut të djathtë dhe nga grupet që synojnë azil-kërkuesit dhe minoritetet etnike”.

Në të vërtetë, ne mund të lexojmë se një akt terrorist përbëhet prej “aktesh të qëllimshme të cilat, duke pasur parasysh natyrën apo kontekstin e tyre, mund të dëmtojë seriozisht një vend ose një organizatë ndërkombëtare kur kryhet me qëllim frikësimin serioz të një popullsie, ose e imponojnë padrejtësisht një qeveri ose organizatë ndërkombëtare për të kryer apo abstenuar nga kryerja e një akti ose destabilizimi ose shkatërrimi serioz i strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike ose shoqërore të një vendi ose organizate ndërkombëtare “.

Megjithatë, ky është përkufizimi i saktë i këtyre “sulmeve të dhunshme bërë nga individët dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë që synojnë azilkërkuesit dhe pakicat etnike në përgjithësi”!

Prandaj, ne e kuptojmë se për autoritetet dhe shtetet anëtare të BE-së, e futura në mesin e një turmë duke bërtitur “Allahu Ekber” është me të vërtetë terrorizëm, kurse djegia për së gjalli e refugjatëve sirianë ndërkohë që ata ndodhen në qendrat e tyre të pritjes (gjë që ndodh rregullisht në Gjermani, Suedi dhe gjetkë) për shembull, nuk është terrorizëm.

Përjashtimi i sulmeve të tilla kundër refugjatëve dhe minoriteteve nga kategoria “terrorizëm” është krejtësisht e pajustifikueshme. Kjo rezulton në maskimin e realitetit dhe shkallës (e cila është në rritje, në kundërshtim me ‘xhihadizmin’ e zvogëluar) të terrorizmit kundër këtyre grupeve dhe popullatave. Gjithashtu, ajo rendon plotësisht statistikat, fjalimet dhe perceptimet publike të fenomenit.

Kjo zgjedhje e qëllimshme është edhe më serioze dhe e pajustifikueshme duke pasur parasysh kontekstin: një rritje marramendëse të këtyre lloje sulmesh, të njohura nga vetë Europoli, “Refugjatët dhe pakicat etnike në BE po përballen me dhunën në rritje,” dhe kjo valë e krimeve ka për qëllim të ” frikësojë seriozisht pjesët e popullsisë “. Kjo përbën, sipas definicionit, një nga motivet dhe kriteret e mjaftueshme për klasifikimin e një krimi si një “akt terrorist”.

Pavarësisht kësaj, raporti argumenton se ata “nuk kualifikohen tek terrorizmi apo ekstremizmi i dhunshëm, prandaj nuk raportohen nga shtetet anëtare dhe rrjedhimisht nuk përfshihen në shifra”.

Për më tepër, sic thuhet pak më poshtë në raport (një shënim i vogël për tu parë vetëm me mikroskop), do gjejmë: “Një mesatare prej gati 10 sulmesh në ditë janë kryer ndaj refugjatëve në Gjermani në vitin 2016, sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, raportuar në mediat e hapura”. Me fjalë të tjera, vetëm për atë vit, pati thuajse 3.500 sulme të kryera kundër refugjatëve, akte terroriste që u përjashtuan nga statistikat.

Mund ta merrni me mend, pasi nuk mund të dimë për mungesën e të dhënave të arritshme numrin astronomik të sulmeve kundër pakicave të tjera etnike, ose të perceptuar si të tillë, përveç refugjatëve, dhe atë që Europol dhe të tjerët raportojnë mbi “kërcënimin terrorist” në shoqëritë tona, objektivat dhe viktimat e saj kryesore, sulmuesit e saj, ideologjitë, personalitetet frymëzuese, duken sikur të gjitha të ishin përfshirë dhe kaluar nga shtetet anëtare dhe agjencitë e tyre.

Megjithatë, më keq nga kjo, ka shtrembërim dhe mohim: islamofobët e ekstremit të djathtë, racistët, anti-emigrantët dhe terroristët anti-refugjatë, jo vetëm që përjashtohen nga emërtimi “terrorist”, por më seriozja është se nuk hetohen dhe nuk i nënshtrohen procedurave gjyqësore kur ndodh një krim i dhunshëm, sulm ose vrasje që me të vërtetë është një akt terrorist.

Ky lloj terrorizmi i cili mund të jetë më i përhapuri, mbahet larg nga vëmendja.Tani kemi prova nga vetë Europoli se pjesa më e madhe, ekstremizmi terrorist kundër refugjatëve (myslimanëve dhe të tjerëve) dhe pakicave etnike në Evropë pothuajse përjashtohet sistematikisht dhe qëllimisht nga shifrat, statistikat, fjalimet dhe raportet publike të shtetet anëtare të BE. Kjo, nga ana tjetër do të thotë që këta terroristë janë të mbrojtur nga politikat antiterroriste që mund t’i shenjestrojnë njëlloj si homologët e tyre xhihadistë.

Alain Gabon është një profesor i asociuar i frengjishtes me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe kreu i Departamentit francez në Universitetin Virginia Wesleyan. Ai ka shkruar shumë artikuj mbi Francën bashkëkohore dhe mbi Islamin në Evropë dhe në mbarë botën. Puna e tij është botuar nga revista akademike, si Fondacioni i Kordobas i Britanisë së Madhe dhe mediat kryesore si Saphirnews dhe Les cahiers de l’Islam. Eseja e tij me titull “Radikalizimi islam dhe kërcënimi xhihadist në Perëndim: mit i dyfishtë” u botua në shtator 2016 nga Fondacioni Cordoba./ Gazeta Impakt

burimi:middleeasteye

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne