Si i shpëtoi Nikolla Selakoviq arrestimit? (Video)

Nikolla Selakoviq mbetet figura më enigmatike e tubimit të përbashkët me Marko Gjuriqin.

Edhe një javë pas ndërhyrjes së policisë dhe arrestimit të shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, askush nga autoritetet në Prishtinë, nuk jep sqarim pse nuk u prangos edhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe.

Ishte vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, që më 26 mars bëri me dije se asnjë zyrtar serb nuk kishte leje për vizitë.

Por, Selakoviq nuk u pa i prangosur.

Për më tepër, gjysmë ore pas bartjes së Gjuriqit për në Prishtinë, Selakoviq në pamjet ekskluzive të Klan Kosovës, shihet se i priu turmës për tu ofruar te “Ura e Ibrit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne