Si ia hodhi Stalinit i biri, me ekipin sovjetik të hokejit, dhe kuriozitete të tjera që mund tëmos i keni ditur

Kur Uinston Çërçilli, u paralajmërua nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, që nëse do të niste Lufta e Dytë Botërore, italianët do të ishin në anën e tyre, britaniku u përgjigj ftohtë: “Kjo është e drejtë, ne i kishim ata në krah herën e fundit!”.

Truri i qenve u bë më i madh, dhe vetë qentë u bënë më të mençur në krahasim me macet, kryesisht pasi ata janë më socialë.

Emri “Aspirin”, ishte fillimisht një markë tregtare, që i përkiste kompanisë farmaceutike gjermane “Bayer”. Por pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, kompania u detyrua të heqë dorë nga ky emër, si pjesë e Traktatit të Versajës të vitit 1919.

Në vitin 1881, një grua u shpall e pafajshme për vrasjen e burrit që prishi fejesën mes tyre, duke përdorur “alibinë e histerisë”. Një mjek i tha jurisë se ”çdo grua e virtytshme kur privohet nga virtyti, padyshim që do të çmendet”. Gjykata e liroi brenda 20 minutash.

“Prova” matematikore pse 1+1 bëjnë 2, është argumentuar në një shtjellim plot 372 faqe të gjatë, dhe ajo u vërtetua vetëm në shekullin XX–të.

Aktori i njohur amerikan Ben Aflek, braktisi gjimnazin që frekuentonte, kur mësuesi i tij i letërsisë e talli pasi lexoi një skicë të hershme të skenarit, që më vonë do të bëhej filmi i famshëm “Good Will Hunting”.

Uilliam Bening (babai i një ushtari që u vra në Luftën e Koresë), ia dërgoi medaljen e nderit të të birit presidentit Herri Truman, së bashku me një letër proteste, ku e fajësonte atë për vdekjen e djalit të tij. Si medalja ashtu edhe letra, u gjetën në tryezën e Trumanit, kur ai vdiq 20 vjet më vonë.

Ka dëshmi se njerëzit e lashtë, vriteshin dhe haheshin nga shqiponjat.

Gjatë një testimit bërthamor nëntokësor në Los Alamos të SHBA-së në vitet 1950, shpërthimi i fuqishëm e shkallmoi derën prej çeliku që peshonte mbi 2 tonë, dhe e hodhi atë në atmosferë me një shpejtësi prej 65 km në sekondë. Dera nuk u gjet më kurrë.

Aztekët luftonin me një “Macuahuitl” – një shpatë druri e veshur me një tehe të mprehta, të bëra prej magmës së ftohur vullkanike. Sipas kronikave nga pushtuesit spanjollë, ajo ishte mjaftueshëm e mprehtë për t’i prerë kokën një njeriu, dhe madje dhe një kali.

Kufiri i 3 miljeve për ujërat ndërkombëtare, u caktua pasi kjo ishte distanca maksimale, që njëgjyle topi mund të përshkonte që nga bregu.

Në vitin 1586, një vejushë shtatzënë i shkroi një letër të ndjerë partnerit të saj, që kishte vdekur në moshën 30-vjeçare. Letra u gjet e paprekur nga arkeologët në Korenë e Jugut në vitin 1998, pranë trupit të mumifikuar të burrit, së bashku me një palë sandale prej kërpi dhe disa fije flokutë gruas.

Kur vrasësi i njohur Karl Panzram u dënua me vdekje, ai nuk pranoi që ky vendim të apelohej. Madje kërcënoi të vriste çdo aktivist, që u përpoq të ndërhynte në emër të tij.

Në vitin 1440, një traktat i shitjes së tokës ndërmjet Papës së Vatikanit dhe Firences, la aksidentalisht jashtë një rrip të vogël toke rreth Kospaias. Njerëzit e zonës, e shpallën menjëherëpavarësinë e tyre, dhe qëndruan të pavarur për gati 400 vjet.

Kur i gjithë ekipi i hokejit i Bashkimit Sovjetik, gjeti vdekjen në një aksident ajror në vitin 1950,djali i Stalinit, Vasili, e fshehu tragjedinë. Ai e zëvendësoi me shpejtësi të gjithë ekipin, për tëshmangur zemërimin e babait të tij. Stalini nuk e vuri re kurrë ndryshimin.

Në vitin 2006, një grua në Uashington deklaroi se kishte dështuar në 4 analiza të ADN-së për të provuar mëmësinë e fëmijëve të saj. Ajo u padit në gjykatë, dhe rrezikoi humbjen e kujdestarisë së tyre. Më vonë, u zbulua se ajo i kishte absorbuar binjakën e saj në mitër, dhe se organet e saj riprodhuese mbartnin ADN të ndryshme, në pjesë të tjera të trupit të saj./bota

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne