Sintezat e Zionizmit dhe socializmit kane disintegruar, duke krijuar keshtu nje simbioze fitimprurese te religjonit dhe etno-nacionalizmit te forte.

Zionizmi si levizje kombetare qe u rebelua kunder Judaizmit historik ishte kryesisht ateist. Shumica e liderve dhe aktivisteve kishin pushuar se besuari ne shpagim permes ardhjes se Mesias – esenca kronike e besimit Judaik – dhe moren ne dore fatin e tyre. Fuqia e qenies humane zevendesoi ne kete menyre fuqine e Gjithefuqishmit Zot. 

sholom
Sholom Dovber Schneersohn, Admor i Lubavitch

Rabinet e dinin kete dhe ndjeheshin te tmerruar. Shumica e tyre u shnderruan ne anti-Zionist. Qe nga Mjeshtri Hasidik Sholom Dovber Schneersohn, Admor i Lubavitch (Chabad – Ukraine) dhe Yehudah Aryeh Leib Alter, Admor i Gur (Poloni) e deri tek Rabbinit te Reformes ne Shtetet e Bashkuara, Isaac Mayer Wise, themeluesit te “Reform Central Conference”. Te gjithe keta e kane pare ngritjen e Zionizmit si fundi i Judaizmit. Per shkak te opozites gjitheperfshirese te rabineve te Gjermanise, Theodor Herzl ishte i detyruar te trnsferonte Kongresin e Pare Zionist nga Mynihu ne qytetin e Bazelit – Zvicer.
Por duke filluar ne fazen e pare ne konsolidimin dhe zgjidhjen e levizjes Zioniste, ajo u detyrua qe ne menyre te maturuar te rendiste dhe me pas te nacionalizonte disa nga besimet fetare ne menyre qe ti kthejne ato ne struktura mitike te ndertimit te kombit.

theodor
Theodor Herzl

Per zionistet ateiste Zoti kish vdekur dhe Dheu e Shenjte u be Atdhe; te gjitha festat tradicionale u bene festa kombetare; Jeruzalemi pushoi se qenuri qytet qiellor dhe u be kryeqytet shume tokesor i nje populli “te perjetshem”. Por nuk ishin keto vendimet, apo te tjera, qe parandaluan nacionalizmin sekular nga sherbimi si themeli per themelimin e Shtetit te Izraelit.

Arsyeja kryesore e pamundesise se Zionizmit per te themeluar nje entitet sekular me nje kushtetute – ku religjoni eshte i ndare nga shteti – eshte diku tjeter. Natyra problematike e perkufizimit te “Cifut” Jew – sipas kritereve sekulare – kulturore, linguistike, politike ose “biologjike” (pavaresisht nga te gjitha perpjekjet, mbetet ende e pamundur per te percaktuar se kush eshte cifut sipas ADN-se) –  ishte ajo qe eleminoi opsionin e identitetit te sekularizuar.

ben
David Ben Gurin dhe Golda Meir

Per shembull, me 1918, Ben-Gurion – themeluesi i me passhem i shtetit – ishte i bindur, si shume te tjere, se shumica e popullates se Tokes se Izraelit nuk kane mirguar e as jane debuar, por jane konvertuar ne Islam gjate sundimit Arab, prandaj jane qartesisht cifute ne origjine.

Me 1948, ai kishte hequr dore nga kjo ide konfuze dhe e rrezikshme dhe ne vend te kesaj kish nisur te pohonte se populli cifut kishte migruar forcerisht dhe kish humbur ne izolim per 2000 vjet. Pak para kesaj, asi paraqiti nje linje te dobet e te varfer fetare zioniste me nje “dhurate” te vlefshme: Ne letren e “Status Quo”-se se famshme, te gjitha ligjet qe kane te bejne me statusin martesor, adoptimin dhe varrimin iu dhane ne ngarkim Shefit te Rabbinatit. Frika e asimilimit ishte nje makth i perhapur nga Judaizmi dhe Zionizmi e cila fitoi ne fund.

Brenda nje kohe te shkurter, principet e percaktimit fetar ishin pranuar ne politiken e identitetit: Nje “cifut” eshte dikush qe ka lindur nga nje nene cifute ose eshte konvertuar dhe nuk eshte pjestar i nje feje tjeter. Me fjale te tjera, nese ti nuk i permbush keto kondita, nuk mund te jesh pjese e ringjalljes se Popullit Cifut edhe nese ke adoptuar kulturen izraelite, flet rrjedhshem hebraishten dhe feston Diten e Pavaresise se Izraelit. Eshte nje proces historik shume logjik: Perderisa nuk ka nje kulture cifute sekulare eshte e pamundur te perfshish me mjete sekulare dicka qe nuk ekziston.

Dhe me pas vjen 1967. Shteti i Izraelit u zgjerua ndjeshem, por ne te njejten kohe nje popullsi e madhe jo-cifute iu bashkuan krahut te fuqishem cifut. Kufizimet judaike duhej gjithashtu te shtrengoheshin perballe keqkuptimeve konfuze qe mund te krijoheshin si rezultat i kurthit territorial-demografik te papritur.

map-story-of-palestinian-nationhoodTani e tutje, me shume se kurre, theksi duhej te vendosej ne titullin “Cifut” – Jewish – me fjale te tjera, Shteti i takonte atyre qe kane lindur nga nje nene cifute ose jane konvertuar sipas Ligjit Cifut dhe nuk eshte vendi i te gjithe shtetasve.

Justifikimet ne oreks te perteritjes se vendbanimit u mbeshteten me pak tek kerkesat zioniste per sovranitet te pavarur dhe shume me teper ne ide biblike te Tokes se Premtuar. ja pse nuk eshte aspak koincidence se establishmenti klerik u be gjithnje e me shume i rendesishem ne te njejten kohe.

Ashtu sikurse socializmi dhe nacionalizmi politiko-civil, kriza e ideologjive laike perballe globalizmit kapitalist gjithashtu krijoi nje atmosfere terheqese  te rritjes se identiteteve “premoderne”, kryesisht etno-fetare, por edhe etno-biologjike gjithashtu. Dhe nese keto identitete ende nuk kane arritur fitore te plote ne te gjithe boten Perendimore, ne qoshe te tjera te planetit – nga Evropa Lindore ne Boten e Trete – ata kane shenuar arritje te konsiderueshme. Ne Izrael, per shkak te backgroundit etnocentrik te meparshem, identitetet e vjetra te riperterira jane popularizuar shume. Sintezat e Zionizmit dhe socializmit kane disintegruar totalisht, duke krijuar keshtu nje simbioze fitimprurese te religjonit dhe etno-nacionalizmit te forte.

Per Zionistet psudo-sekulare dhe jo vetem, kjo situate e re eshte e veshtire dhe shtypese. Por per shkak se ata nuk kane pergjigjet per problemet e identitetit dhe kontradiktat qe kane qene pjese e shoqerise se Izraelit qe prej zanafille, ne mund te parashikojme me aq sa duket katastrofa te tjera.

*Shlomo Sand eshte Profesor Emeritus i Historise ne Universitetin e Tel Avivit. Ai eshte autor i nje sere veprash nder to “best seller” The Invention of The Jewish People.