Si po i vjedh Lali Eri dhe policia bashkiake qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi pak kohë pasi u zgjodh kryebashkiak  “Tirana Parking”. Në bazë të këtij projekti, tashmë çdo qytetar do të parkonte mjetin e tij me anë të një SMS-je në telefon dhe në vende të menaxhuara nga bashkia.

I prezantuar si një projekt inovativ nga kreu i Bashkisë, Veliaj, në pamje të parë i tillë duket, sepse jo vetëm shkurton kohë, por shmang edhe kontaktin fizik me punonjësit e agjencisë Ecco Parking me qytetarët.

Duke besuar te vetë fjalët e kryetarit, qytetarët kanë filluar ta përdorin këtë projekt të ri. Mirëpo gjithçka është konsideruar inovative dhe e nevojshme për qytetarët, në raste të ndryshme ka rezultuar të jetë mashtrim apo vjedhje flagrante ndaj qytetarëve të Tiranës.

Kjo jo e thënë pa fakte, madje çdo qytetar në Tiranë që i ka ndodhur e gjen veten në këtë rast të denoncuar pranë CityNews.

Një qytetar banues në Tiranë ka ankimuar pranë Bashkisë dhe denoncuar pranë CityNews një gjobë të padrejtë, të vënë në adresë të tij, nërmjet përdorimit të marifeteve të trasha, me ndryshime orari dhe sms-sh.

Në lidhje me këtë gjobë qytetari pretendon dhe jep fakte që këtu nuk ka asgjë tjetër veçse mashtrim të hapur ndaj njerëzve.

Konkretisht rasti ka ndodhur më datë 7 gusht, në orën 10:08, pikërisht atëherë, kur qytetari nëpërmjet celularit dërgoi një sms në numrin e prezantuar kudo nga “Tirana Parking” për të bërë pagesën, pra 50 500. (Siç e shikoni në fotot e mëposhtme)

7  6

2Duke mos i kushtuar rëndësi orës së regjistruar, qytetari largohet i sigurt, pasi me sms ai kishte paguar një orë parking.

Pas 45 minutash, qytetari kthehet pranë makinës dhe në të shikon gjobën e vënë nga Bashkia e Tiranës, gjobë kjo e vendosur në 10:45 nën motivin se kishte tejkaluar orarin e prenotuar. Gjë tërësisht e pavërtetë kjo po të kihet parasysh se kufiri kur mbushej një orëshi i prenotimit duhej të ishte  11.08-ta. Edhe pse qytetari L.B. erdhi ta marrë makinën 15 minuta më parë e hëngri padrejtësisht gjobën e kripur prej 2000 lekë (Siç e shikoni në foton e mëposhtme)

Në gjithë këtë rast mashtrimi qytetari i cili ankimoi gjobën e vënë, duke kërkuar të jetë pjesë edhe e mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve, tha për CityNews se janë pikërisht këto faktet që vërtetojnë, që në gjithë këtë tymnajë ekziston në fakt një praktikë e hapur mashtrimi për qytetarët.

“Si ka mundësi që unë ta dërgoj mesazhin me sms për të bërë pagesën në numrin përkatës, dhe mesazhi i pranimit të prenotimit  nga agjencia e “Tirana Parking” , të më vij në orën e regjistruar 08:08, pra dy orë para se unë të nisja sms-në? Si mund të ndodhë që punonjësi i Policisë Bashkiake e ka vendosur gjobën në 10:45, ndërkohë që mua afati më mbaronte në 11:08. Ku është logjika në këtë mes? Një fakt tjetër që vërteton mashtrimin e hapur është kundërshtimi që ekziston mes fjalëve të Erion Veliajt, njoftimeve të tabelave, apo i vetë website, “Tirana Parking” me realitetin, me atë çfarë ndodh në të vërtetë. Kjo është një vjedhje e hapur nëpërmjet manipulimit. Unë kam dëgjuar për raste të njëjta, tani më ndodhi mua. Nëse rasti nuk denoncohet hapur mund t’i ndodhë kujtdo”, denoncoi më tej qytetari L.B. për CityNews.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne