Kur dilni në rrugë do shikoni njerëz që shikojnë telefonin shumicën e kohës. Disa shkruajnë mesazhe, disa përdorin mediat sociale, disa lexojnë ndonjë lajm, e rëndësishme është që në mesin e 10 personave, ju gjithmonë do të shikoni se 9 nga ta janë duke përdorur telefon.

Së fundmi, studimi i kryer nga Shkolla e Biznesit McCombs në Universitetin e Teksasit në Austin njoftoi se kapaciteti ynë njohës është zvogëluar ndjeshëm për shkak të përdorimit të shpeshtë të telefonave të mençur.

Një ekspriment të kryer për këtë studim, pjesëmarrësve u është kërkuar të marrin një sërë testesh kompjuterike që kërkonin shkallë të lartë përqëndrimi. Studiuesit kërkuan të matin kapacitetin njohës të pjesëmarrësve – me fjalë të tjera, aftësinë e trurit për të mbajtur dhe përpunuar të dhënat në çdo kohë të caktuar.

Ata gjetën se shumica e përsonave që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ia dolën me sukses që të mbanin mend detyrat e tyre.

“Ne shohim një prirje lineare që sugjeron që ndërsa telefoni i mençur bëhet më i dukshëm, kapaciteti njohës i pjesëmarrësve zvogëlohet pra vret përqendrimin,” ka thënë autori i studimit, Adrian Ward.

Sipas tyre, përdorimi i telefonit gjatë një periudhe të gjatë kohore, zbeh edhe entuziazmin për të kërkuar gjëra reale dhe vret kurreshtjen për të prekur gjërat që na rrethojnë.

20