Si ta fitoni qetësinë në fund të ditës

Ritmi i ditës është intensiv që nga puna, familja, faturat, detyrat e shtëpisë së fëmijëve dhe në fund të ditës jemi të ezauruar.Të pushosh nuk do të thotë vetëm të flesh gjumë, por të qetësosh mendimet dhe të dish të krijosh hapësirën e nevojshme për të qetësuar trupin dhe mendjen. Ekspertët japin disa sugjerime për të gjetur një moment qetësie për veten.
Dhe kur kthehemi në shtëpi pas ditës intensive jemi në mënyrën “Duhet të bëj…”. por duhet të mendojmë pak për veten për të qetësuar shpirti dhe mendjen dhe të përgatisim një natë të qetë të pasur me ëndrra dhe mendime pozitive.

Ngadalësoni
Të shëtisësh të bën mjaft mirë dhe jo vetëm fizikisht. Të bën mjaft mirë dhe për mendjen dhe nuk do shumë mundim të gjesh momentin e duhur. Për shembull kur jeni të detyruar të përdorni makinë, mund të parkoni dy blloqe pallatesh më tutje dhe të bëni në këmbë një copë rrugë. Qoftë me diell apo me shi ecja në këmbë të bën mirë për të larguar problemet, çlodhur këmbët, dhe lehtësuar mendimet.

Çështje ndjenjash
Të ledhatoni veten në fund të ditës me një surprizë të vogël do ju bëjë mirë. Mjafton një këngë, apo leximi i një libri, ushtrime fizike në shtëpi,not, apo qoftë dhe një telefonatë me një mik që keni pak kohë që nuk keni folur. Na bën të ndihemi më mirë.

SPA në kushte shtëpie
Një dush është mjaft i mirë për të larguar tensionin e ditës, të hidratosh organizmin dhe të heqësh mendimet negative. Alternimi i ujit të ftohtë dhe të ngrohte ju ndihmon shumë për hidratimin dhe largimin e toksinave, falë zgjerimit të venave dhe stimulit termik.

Është ora e heshtjes
Sigurisht që në telefon gjejmë gjithcka, por ndoshta gjatë këtyre orëve duhet ta kthejmë në mënyrën e heshtur që të mos shqetësohemi.

Çaj i ngrohtë
Një filxhan çaj pas një darke është një mrekulli. Mjafton një filxhan me ujë të ngrohtë, pak xhinxher, mjaltë, dhe limon. Është një ilaç kundër inflamacioneve të gojës dhe dhimbjeve të fytit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne