Si do ta gjunjëzojnë robotët politikën

nga Ryan Avent.

Shumë prej nesh, që kemi jetuar nё kohё relativisht paqёsore, vёshtirё të besojmё se politika amerikane mund tё bёhet edhe mё kaotike se ç’ёshtё sot. Pёrtej akuzave për aktet kriminale nё degёn ekzekutive, retorikës së pёrshtatshme vetёm pёr njё “reality show” të Presidentit nё faqen e tij tё Twitter-it, apo edhe lojёs sё fjalёve pёr çёshtjet bёrthamore, diçka tjetёr do tё na shtyjё nё njё zonё tё re, tё panjohur dhe potencialisht tё rrezikshme në politikё.

Kjo forcё ёshtё teknologjia. Ёshtё e lehtё tё kuptosh se po jetojmё nё kohё tё vёshtira, por jemi duke gёrvishtur vetёm sipёrfaqen e asaj qё ndryshimi i vёrtetё teknologjik mund tё sjellё pёr njё shoqёri. Industrializimi i shekullit tё 19, riorganizoi jetёn e njerёzve nё shkallё tё gjerё, duke zhvendosur prodhimin nga fshatrat dhe fermat, nё drejtim tё fabrikave qёndrore gjigande me qymyrguri dhe avull. Politikёs i’u desh tё pёrshtatej po aq sa njerёzit, pёr ta bёrё kёtё shoqёri tё re industriale tё funksiononte. Institucionet e ngritura rreth jetёs nё fshat u shkrinё, nёn presionin e miliona njerёzve tё cilёt u shpёrngulёn nё qytete, pёr tё punuar nё fabrikat e reja.

Rezultati qenë, dekada qё nё botёn e zhvilluar sot, do tё konsideroheshin si kaotike. Pёr tё marrё vёmendjen e politikanёve, organizoheshin greva, protesta dhe kёrcёnime pёr revolucione. Elitat nuk lëshonin lehtё terren. Disa tё zhgёnjyer, ranё pre e ideologjive tё reja si komunizmi. Nacionalistёt dhe fashistёt e shihnin veten si shpёtimtarёt e shoqёrisё: nga varfёria, korrupsioni ose nga komunistёt. Dhjetra milionё njerёz vdiqёn pёr shkak tё luftёrave botёrore, horroret e kolektivizimit nё Kinё dhe Bashkim Sovjetik, ndёrsa qeveritё mundoheshin tё menaxhonin njё botё aliene tё ndёrtuar me teknologji tё reja qё nuk ishin parё, asnjëherë mё parё. Vetёm disa dekada pas Luftёs sё Dytё Botёrore, shoqёritё industriale mёsuan tё funskionojnё mirё, duke gjeneruar rritje ekonomike dhe rritje tё standarteve tё jetesёs pёr tё pasurit dhe tё varfёrit njёkohёsisht.

Gjithёsesi, ndryshimi teknologjik gjatё gjysmё-shekullit tё kaluar, nuk ka qёnё domethёnёs. Makinat janё pёrmirёsuar dhe televizorёt janё bёrё mё tё sheshtё, por kompjuterët dhe interneti nuk e kanё ndryshuar ende botёn, nё dicka qё njё amerikan i viteve ’60-tё nuk do ta njihte dot. Megjithatё, tani, mund tё vijё njё ndryshim i ri. Brenda pak vitesh, makinat pa shoferë do tё mbushin rrugёt, programet e inteligjencёs artificiale shumё-gjuhёshe do tё pёrmbushin shumё kёrkesa pёr shёrbime ndaj klientit ,alegoritmet do tё mund tё pёrtypin njё numёr gjithnjё e mё tё madh tё dhёnash dhe do tё mund tё monitorojnё gjithcka, qё prej shёndetit tonё ditё pas dite, deri tek pёrmbajtja e frigoriferёve tanё. Robotёt po bёhen mё tё pёrdorshёm dhe manipulimi i geneve njerёzore, mund tё nisё njё transformim, qё fillon me trajtimin e sёmundjeve dhe pёrfundon me transformimin e vetё racёs njerёzore.

Pёr momentin, ёshtё e thjeshtё tё imagjinosh se makineritё do tё jenё plotёsuese tё punёs sё njerёzve dhe se mbikqyrja njerёzore do tё jetё gjithnjё e nevojshme. Por gjatё gjysmё-shekullit tё ardhshёm, inteligjenca artificiale do tё zhvillohet shumё mё shpejt se njerёzit nё profesione tё reja. Ndёrsa jemi ende larg nga inteligjenca artificiale, jemi mё afёr njё bote ku makineritё mund tё bёjnё punё tё caktuara me kosto mё tё lirё se njerёzit – pikёrisht i njejti ndryshim qё reformoi shumё kombe, 150 vjet mё parё. Para se ta gjejmё veten nё konflikt me robotё dashakeqёs apo super-njerёz tё modifikuar genetikisht, pёr ndoshta 10-20 vjet do tё na duhet tё ndeshemi me kёrcёnimin qё sjell teknologjia, pёr rendin tonё social dhe politikёn.

Tani pёr tani ёshtё vёshtirё tё kuptohet, se sa i thellё do tё jetё ndryshimi. Njё analizё e publikuar nga Organizata pёr Bashkёpunim Ekonomik, konkludon se rreth 10% e punёve nё ekonomitё e zhvilluara do tё automatizohen, por shkrime nga akademikё tё shquar nga Univeristeti i Oksfordit, sugjerojnë një shifër më të lartë të punёve tё rrezikuara nё Amerikё, në rreth 50%. Kjo do tё thotё se tё paktёn miliona ose dhjetra milionё njerёz do tё humbasin vendet e punёs dhe do tё kёrkojnё punё tё tjera. Edhe liderёt e industrisё po e paralajmёrojnё këtë gjë. Elon Musk ёshtё mes atyre qё mbёshtesin tё ardhura minimale bazё pёr tё gjithё dhe Bill Gates ka propozuar taksimin e robotёve pёr tё krijuar fonde pёr programe tё reja pёr punёsim.

Ndёrsa teknologjitё e reja transformojnё ekonominё, pagat ulen dhe punёtorёt e zhvendosur konkurojnё me ata qё janё ende tё punёsuar. Kёtё efekt mund ta shohim edhe tani.

Shkencat ekonomike na mёsojnё se ulja e papunёsisё rrit pagat, por kёtё herё nuk po ndodh kёshtu: Edhe pse papunёsia ёshtё e ulёt (rreth 4.1%), fitimet mesatare po rriten shumё ngadalё. Pagat e ulёta dekurajojnё kompanitё për të rendur pas automatizimit, por gjithashtu sjellin ulje tё numrit tё njerёzve qё kёrkojnё punё. Teknologjia do tё lejonte vetёm njё pёrqindje tё vogёl tё njerёzve me aftёsi tё vecanta, nё firma tё favorshme, qё tё kishin fitime shumё tё mёdha duke rritur pabarazinё nё nivele tё panjohura më parë.

Kjo botё, nё tё cilёn teknologjia po pёrparon me shpejtёsi dhe pasuri tё mёdha po krijohen pёr rrjedhojё, ёshtё njё botё nё tё cilёn bollёku ёshtё i mundshёm. Automatizimi i veprimatrisё mjeksore, pёr shembull, duhet tё reduktojё nё mёnyrё drastike koston e shёrbimit shёndetёsor duke rritur cilёsinё por nё kurriz tё njё numri tё madh punёsh.

Tё kuptosh kёtё potencial, atёherё, do tё thotё tё lёvizёsh nё njё ekonomi ku puna luan njё rol tё ndryshёm nga roli i ditëve të sotme. Instikti i politikanёve do tё jetё tё fokusohen tek rikthimi i punёve tё humbura, nё vend qё t’i lejojnё njerёzit tё punojnё mё pak – e ngjashme kjo me retorikёn populiste tё kohёve tё fundit, pёrfshirё presidentin Donald Trump. Tё pёrshtatesh nё njё botё ku inteligjenca artificiale nuk lejon shumё njerёz tё punojnё me kohё tё plotё, do tё thotё zёvendёsimi i fjalёs “ me kohё tё plotё” nё diçka mё pak se 40 orё nё javё. Pёr tё arritur kёtё, qeveritё do tё duhet tё sigurojnё mё shumё benefite dhe ndёrkohё do tё pёrballemi me njё krizё sociale. Njerёzit do të kёrkojnё pёr njё qёllim dhe mёnyrë të re pёr tё kaluar kohёn.

Ky ishte versioni optimist.   Imagjinoni ndryshimet shoqёrore, politike dhe legjislative tё nevojshme pёr ta bёrё njё botё tё tillё, realitet. Mё pas, mendoni se si qeveritё kanё operuar gjatё dekadёs sё kaluar – vecanёrisht qeveria amerikane – dhe shpejt bëhet e qartё se cfarё betejash duhen fituar.

Ёshtё e vёshtirё tё mbledhёsh shumicёn nё favor tё reformave radikale, kёshtu qё nё fund, makineria e qeverisё do tё vazhdojё tё mos e zgjidhë problemin. Njerёzit do tё zhgёnjehen edhe mё shumё. Zhgёnjimi do tё sjellё vetёm lёvizje populiste dhe radikale tё cilat do tё ushqejnё njёra-tjetrёn dhe sё bashku, do tё gёrryejnё normat dhe institucionet qё mbajnё shoqёrinё – njё proces qё tashmё mund ta shohim nё SHBA dhe gjetkё. Me kalimin e kohёs, ndёrsa presioni akumulohet, politika jonё do tё pёrballet me sfida mё tё mёdha. Do tё rikthehemi nё fillim tё shekullit tё 20-tё, duke u munduar tё kuptojmё cfarё duhet tё ndryshojё.

Me cfarё mund tё pёrballemi? Historia sugjeron se ka 4 drejtime tё mundshme.

Rasti mё i mirё i mundshёm, ёshtё qё shoqёria amerikane tё pёrjetojё njё “zgjim” qё do tё çojё nё lulёzimin e lёvizjeve shoqёrore, qё japin mbёshtetje politike pёr reforma domethёnёse. Kjo nuk ёshtё totalisht e pamundur. Gjatё revolucionit industrial, reformat sociale shtynё qeveritё t’i jepnin fund punёs sё tё miturve dhe tё jepnin mbёshtetje pёr tё varfёrit, tё ndёrtonin sisteme tё arsimit publik dhe tё adresonin probleme sociale. Presioni shoqёror ishte kritik pёr tё drejtat e njeriut. Opinioni i shoqёrisë ёshtё i lëvizshëm, siç tregojnё ndryshimet dramatike nё tё drejtat e homoseksualёve dhe dekriminalizimi i drogёs.

Reforma tё tilla dramatike janё mё tё vёshtira, kur pёrfshijnё ndryshime nё shkallё tё gjerё ,por ndoshta do tё shohim ngritjen e institucioneve te reja nёpёrmjet tё cilave, tё papunët do të mund të kontribuojnё në shoqёri. Kёtu pёrfshihet akses mё i gjerё nё edukimin e hershёm tё tё miturve dhe tё rriturve, ose ndoshta tё ardhura bazё universal, çka do tё lejonte ata qё kontribuojnё vetёm nёpёrmjet punёs vullnetare tё pёrfitojnё fuqi blerёse pёr tё shijuar njё jetesё normale.

Nё Amerikё, vecanёrisht, veprimtaria komunitare ka qёnё vija e parё e mbrojtjes kundёr vёshtirёsive sociale – qё prej lёvizjes “Greinxhёr”, qё promovonte komunitete agrare pas luftёs civile, tek “Vullnetarёt e Amerikёs” qё kujdeseshin pёr tё prekurit nga “Depresioni i Madh”. Njё sens i ri i të jetuarit në komunitet do tё mund tё shpёtojё qeverinё nga njё vetёkёnaqёsi e rrezikshme.

Nёse jo, njё skenar i dytё mё i frikshёm mund tё ndodhё: ai i autoritarizmit tё fshehur. Ky, gjithashtu, ishte njё tipar i historisё sё industrializmit, qё prej pёrpjekjeve tё qeverisё pёr tё shtypur sindikatat deri tek totalitarizmi i regjimeve komuniste dhe fashiste. Njё Amerikё e bllokuar, ka treguar tendenca shqetёsuese , të menaxhimit të krizave me fuqi ekzekutive, kundrejt kёrcёnimit nga terrorizmi, dobёsimit ekonomik dhe mosfunksionimit legjislativ. Mosmarrёveshjet mes partive, se si t’i pёrgjigjen sfidave ekonomike tё sjella nga revolucioni dixhital, mund tё çojnё nё njё bllokim nё Amerikё dhe nё rënien e koalicioneve tё njёpasnjёshme nё Europёn shumё-partiake. Nёse qeveri tё tilla vihen nёn presion nga kriza ekonomike ose kёrcёnime tё vёrteta apo imagjinare – si terrorizmi apo revolucionet – shoqёria e gjerё do tё tolerojё aplikimin e njё autoriteti tё zgjeruar tё ekzekutivit.

Autoritarizmi nuk i zgjidh problemet ekonomike tё krijuara nga epoka dixhitale. Korporatat e fuqishme dhe forcat ushtarake mund tё përfshihen në njё regjim autoritar. Rebelёt do tё shtypeshin: Fatkeqsisht, teknologjitё e reja shpesh u japin tiranёve tё ardhshёm mjete pёr tё mbajtur shoqёrinё nёn kontroll. Nuk ёshtё e vёshtirё tё imagjinosh se si kompanitё e mёdha teknologjike mund tё binden tё hidhen nё aksion pёr tё monitoruar disidentёt, ndёshkuar armiqtё dhe shpёrblyer miqtё. Autoritarizmi po gёzon njё rilindje nё vitet e fundit, teksa vende si Rusia dhe Turqia po zhyten në despotizëm. Polonia dhe Hungaria kanё ndёrmarrё hapa nё kёtё drejtim.

Nёse demokracia nuk mund tё pёrgjigjet efektivisht dhe autoritarizmi nuk mund tё sigurojё paqen, atёherё njё skenar i tretё ёshtё mё i mundshёm – dёshtim i shtetit. Kjo mund tё shkaktojё ndarje: Sa mё shumё resurse tё shpёrndahen midis vendeve tё varfёra dhe tё pasura, aq mё shumё vendet e pasura – si Katalonja, qё sё fundmi votoi pёr pavarёsinё nga Spanja – do ta tё jenё tё afta pёr t’u shkёputur. Ёshtё e vёshtirё tё imagjinosh njё lёvizje tё tillё të zhvillohet nё Amerikё, qё ka historinё e saj me ndarjet dhe luftёn civile. Por edhe sot, shtete tё fuqishme ekonomikisht si Kalifornia janё duke vendosur fatin e tyre, brenda kufijëve të lejuar.

Nёse nё tё ardhmen, qeveria federale do t’i rezistonte kёtij ndryshimi dhe Gjykata Supreme tё shfuqizonte masat e ndёrmarra nga Kalifornia dhe si pёrfundim kalifornianët të ngriheshin në protesta qytetare, sa do tё rrezikonte Uashingtoni pёr tё pёrmbushur kёrkesat e qytetarёve?

Dёshtimi i shtetit mund tё pёrfundojё edhe nё revolucion. Amerika ka gjithashtu historinё e saj revolucionare dhe revolucionet ishin njё pjesё e madhe e historisё industriale. Tani duket se nuk ka oreks pёr radikalizёm tё tillё dhe kriza nuk i ka frikёsuar qeveritё e vendeve tё pasura. Imagjinoni njё botё dy dekada mё vonё, ku pabarazia ёshtё rritur ndjeshёm, qeveria mezi pёrballon buxhetin, tё rinjtё pёrballen me njё shkallё tё lartё tё papunёsisё dhe kushtet e jetesёs pёrkeqёsohen nё komunitetet e goditura. Ndoshta nё kёto rrethana, njё lёvizje e re ideologjike, e cila ёshtё pёrpjekur tё mbledhё sa mё shumё pasues, merr njё mandat pёr tё qeverisur. Njё levizje e tillё mund tё jetё utopike nё natyrё, duke premtuar njё tё ardhme teknologjike, të cilën institucionet e sotme nuk mundet ta ofrojnë. Mund tё jetё gjithashtu pragmatike, e zotuar pёr ta angazhuar shoqёrinё nёpёrmjet hierarkive dhe strukturave shoqёrore.

Ka dhe njё skenar tё katёrt: deus ex machina, shoku i jashtёm qё krijon kushte pёr ndryshim radikal, por demokratik. Në vendet e  industrializuara, pёrfshirë kёtu edhe SHBA-në, u deshёn vitet e vёshtira 1914-1945 – Depresioni i Madh dhe Lufta e II Botёrore nё veçanti – pёr tё dobёsuar pushtetin e elitave dhe ndёrtimin e njё konsensusi nё favor tё shërbimeve sociale. Njё nga faktet mё tё rёndёsishme dhe mё shqetёsuese tё historisё sё ekonomisё moderne, ёshtё se kjo periudhё e pёrgjakshme dhe shkatёrruese, pёrfaqёson kohёn e vetme nё tё cilёn ekonomitё mё tё fuqishme ,ishin nё gjёndje tё ulnin ndjeshёm pabarazinё. Ndoshta kushtet shoqёrore tё nevojshme pёr tё krijuar njё ekonomi gjithёpёrfshirёse, qё e vё teknologjinё nё dobi tё tё gjithёve, ёshtё e pamundur tё ndёrtohen nё mungesё tё kёtyre kushteve tё vёshtira.

Keta skenarё mund tё duken si fantazi, sepse shumё prej nesh nuk kanё pёrjetuar asgjё tё tillё. Ndoshta shumё shpejt do tё mundemi. Nёse do tё gjenim njё mёnyrё pёr tё bёrё njё punё mё tё mirё pёr tё pёrmbushur nevojat e atyre qё janё lёnduar nga ndryshimi ekonomik, atёherё mund tё shmangim mё tё keqen. Por nёse nuk mundemi, nёse ndryshimi teknologjik do tё thotё se qeveria nuk mund tё pёrmbushё nevojat e qytetarёve tё saj, presioni do tё akumulohet derisa tё gjendet njё zgjidhje.

Ryan Avent, Politico Magazine

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne