Mëso diçka rreth simptomave të diabetit. Nëse ke ndonjë nga shenjat e mëposhtme, është mirë që të kontaktosh me një mjek për të matur nivelin e sheqerit në gjak.

Zakonisht ndodh që tek të rriturit mbi moshën 30 vjeç, por diabeti mund të kontrollohet përmes një diete dhe stërvitjeje të shëndetshme.

Etje dhe urinim i shpeshtë. Një nga shenjat kryesore të diabetit është etja e dhe urinimi i vazhdueshëm. Kjo, për arsye se veshkat e kanë të pamundur për të filtruar ujin. Nëse pi ujë më shumë se zakonisht, ky mund të jetë një tregues i diabetit. Kjo është për shkak të tepricave të glukozës në gjak, pasi veshkat duhet të punojnë më shumë për të absorbuar sheqerin shtesë.

Shumë uri. Në këtë fazë trupi ka nevojë për të përdorur insulinë për të thithur glukozë nga qelizat. Kur ke mungesë insuline ose e ke atë në nivele lineare, trupi nuk mund ta ruajë glukozën në qeliza. Qelizat kanë nevojë për glukozë për të pasur energji. Nëse trupi nuk e ruan glukozën, nuk ka energji dhe kjo përkthehet në rritje të urisë, si përpjekje e trupit për të rritur energji dhe për të pasur energjitë e duhura.

Humbje e pashpjegueshme në peshë. Kjo humbje e pashpjegueshme e peshës ndodh kryesisht për shkak të humbjes së sheqerit në trup. Mund të ndihesh e lumtur se ke humbur papritur shumë kilogram, por kjo në fakt mund të jetë një tregues që diabeti po troket. Gjithmonë ki parasysh se mbipesha është faktor i madh rreziku për shfaqjen e sëmundjes së diabetit.

Dhimbje kyçesh. Ke një lloj ndjesie sikur të shpojnë gjilpërat. Kjo gjendje njihet ndryshe si dëmtimi i nervave, një gjendje që lind si një komplikacion i niveleve të glukozës së lartë në gjak. Kur niveli i glukozës në gjak është i lartë, sinjalet transmetohen drejtpërdrejt në nerva. Përveç kësaj, muret e enëve të vogla të gjakut janë dobësuar, duke ndërprerë furnizimin e nervave me gjak. Kjo zakonisht nis me gjymtyrët dhe kyçet e këmbëve për të vazhduar pastaj edhe me të duarve.

Shikim i mjegullt. Diabeti mund të çojë gjithashtu në shfaqje të vështirësive në shikim dhe mund të përballet edhe me vështirësi në përqendrim. Kjo është një çështje shqetësuese, sepse nëse nuk trajtohet, mund të çojë edhe në verbëri të plotë ose të pjesshme.

Lodhje dhe gjumë. Kjo gjendje shkaktohet kryesisht për shkak të humbjes së ujit dhe glukozës nga trupi. Është arsyeja kryesore që një pacient diabetik provon gjithmonë ndjenja lodhjeje dhe dobësie të përgjithshme. Qelizat e trupit kryesisht shfrytëzojnë glukozën për të prodhuar energjinë e nevojshme për t’u mbështetur.

Çarje duarsh. Një shenjë tjetër tipike e diabetit është çarja e duarve në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është për shkak të efektit të kombinuar të dehidratimt dhe humbjes së pashpjegueshme të peshës.

Infeksione të shpeshta. Infeksionet e shpeshta janë një tjetër simptomë, e cila lajmëron nivelet e larta të të glukozës në gjak. Një përgjigje e ngadaltë e sistemit imunitar mund t’ju çojë në rritje të infeksioneve dhe, për më tepër me nivele të qëndrueshme apo normale të glukozës.

Lëkurë e thatë. Trupi është i përbërë nga 50% -78% ujë. Por për shkak të urinimi të të shpeshtë dhe etjes së vazhdueshme, çdo gjë në trup thahet, përfshirë edhe lëkurën. Lëkura e thatë ose me “luspa” është një simptomë e zakonshme e diabetit e cila tregon se veshkat nxjerrin më shumë ujë nga indet.

65