Si do ta presin festën e Bajramit refugjatët në Maqedoni?

“Këtë që po e bëjmë për refugjatët është simbolike, ndërsa atë që duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare është ajo e vërteta”. Kështu thotë Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare “Legis”. Ai shton se kanë arritur të sigurojnë ushqim për t’i gëzuar refugjatët para festës së Bajramit, me drekë dhe argëtim.

“Intensiteti i festimit të festës veçse është i madh dhe ndjehet në të dy qendrat në Tabanovc dhe Gjevgjeli. Nesër dhe pasnesër fëmijët do të kenë mundësi që të zbaviten”, u shpreh Jasmin Rexhepi, nga OJQ “Legis”.

Përfaqësues nga “Legis” dhe nga Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” prej datës 20 deri 22 qershor, gjatë kohës së Ramazanit, personalisht i vizituan kampet e refugjatëve në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë. Ata dërguan ndihmë humanitare, rroba dhe këpucë për 350 fëmijë në pesë qendra për fëmijët refugjatë pa përkujdesje prindërore.

“Në një moment dëgjova të shtëna. Më thanë se kjo po ndodh shumë shpesh. Nuk mund të besoja se kufiri është afër dhe i ndarë me mur. Më erdh keq që ata njerëz ishin vetëm 2-3 kilometra larg vendit të tyre dhe u duhet të jetojnë jashtë tij”, tha Dragi Zmijanac, Kryetar i “Megjashi”.

Ndihma humanitare është siguruar përmes mjeteve të mbledhura nga qytetarët e Maqedonisë gjatë fushatës “Maqedonia – me dashuri për Alepon”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne