Si të eleminoni rrudhat e ballit pa qenë nevoja të shpenzoni para?

Shpesh eliminimi i rrudhave në ballë i atribuohet botoksit, por të jeni të sigurt se ky problem mund të luftohet edhe me mjete natyrale dhe mbi të gjitha në shtëpi. Shtoni shumë perime të gjelbra dhe antioksidantë në dietë. Bëni rregullisht palestër ose ecje të paktën gjysmë ore në ditë. Provojeni këtë stil jetese për një muaj. Do të vini rre ndryshime drastike automatikisht. Përdorni vaj ulliri.

Duhen vetëm pak pika me të cilat mund të masazhoni zonën rreth rrudhave nga poshtë lart për dhjetë minuta, shkruan Shije. Agrumet, portokallet dhe limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E që janë thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Mundohuni të përgatisni sa më shuam maska me këto fruta. Keni kujdes! Nuk mund t’i mbani në fytyrë më shumë se 15 minuta. Aloe vera dhe të bardhë veze. Përzieni një të bardhë veze dhe pak xhel aloe vera dhe vendoseni në pjesën e ballit. E mbani maskën për 30 minuta dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë./ Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne