Me pranverës vijnë ditët e bukura me diell, por për fat të keq edhe alergjitë. Me fillimin e muajit prill, për njerëzit vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që përveç alergjive, sjell me vete edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq etj.

Sipas studimeve, fëmijët që rriten nëpër qytete e ndërtesa të larta janë shumë më tepër të predispozuar të vuajnë nga alergjitë e shkaktuara nga ushqime të ndryshme se sa ata që jetojnë në fshat. Fakti që rriten në një zonë urbane dhe një ambient me popullsi të ngjeshur, i bën këta fëmijë dy herë më të rrezikuar se sa bashkëmoshatarët e tyre që rriten në zonat rurale.

Sipas ekspertëve, prirja drejt alergji shkaktohet më së tepërmi nga ekspozimi ndaj ndotësve në një moshë të re. Nga ana tjetër, ata që jetojnë në fshat mund të fitojnë imunitet duke qenë të ekspozuar ndaj baktereve të përhapura në natyrë.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imëta, të cilat barten nga pemët, bari – poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, që është shkaktari i parë i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruajtja e syve dhe simptomat e tjera.

Si t’i parandaloni alergjitë?

Është shumë e vështirë t’i parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, me disa këshilla mund t’i zvogëloni simptomat:

Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë, gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Kujdesuni rreth higjienës së shtëpisë.

Pas shëtitjes pranverore në natyrë, bëni dush.

57