Si u qëllua me armë biznesmeni, ish-pronari i “Rozafës”

Biznesmeni Pëllumb Gjoka u plagos me armë mbrëmjen e së hënës në mes të Tiranës. Ngjarja ndodhi në zonën e Pazarit të Ri rreth orës 21.00. Biznesmeni që dikur ka qenë bashkëpronar i restorant Rozafa tashmë është pronar i një hoteli dhe një kazinoje.

Burimet në policinë e shtetit thanë se Gjika ka pasur një përplasje me një 40-vjeçar për të cilin jepen vetëm inicialet K.M. për momentin. Debati ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe Gjoka është plagosur në këmbë. Të njëjtat burime thanë se autori është vetëdorëzuar në komisariatin nr.3 të Tiranës. Gjika ka pasur probleme pronësie edhe në të kaluarën.

Policia ka sekuestruar celularët e dy personave në konflikt për të zbardhur nëse mes tyre ka pasur njohje të mëparshme. Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe autori i plagosjes pritet të japin dëshminë e tyre për ngjarjen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne