Si u shndërrua Tarrant nga një fëmijë i qetë në terrorist, flet gjyshja e tij

Gjyshja e terroristit, Brenton Tarrant i cili në Zelandë të Re la të vdekur 50 besimtarë myslimanë, tha se nuk mund të besoj që një krim kaq monstruoz është kryer nga nipi  i tij, shkruan AP.

Mary Fitzderard (81) tha se vrasësi gjakftohtë i cili filmoi veten duke vrarë myslimanët të cilët po kryenin lutjet e së premtes në xhami, nuk është nipi të cilin ajo e njeh.

Në periudhën e rritjes ai nuk ishte shumë i interesuar për gjininë femërore. “Martesa ishte e tepërt për të”, u shpreh ajo.

ImageSipas fjalëve të saj, Brenton ishte “fëmijë normal”, i lumtur, por kur  babai i vdiq nga kanceri në vitin 2010, kjo ngjarje la “gjurmë” të mëdha tek ai. Pas kësaj, ai shtatë vite me radhë udhëtoi nëpër Evropë dhe Azi.

“Para 12 muajve u kthye në Grafton për ditëlindjen e motrës, por nuk kemi vërejtur asgjë të çuditshme”, zbulon gjyshja e tij.

Hetuesit besojnë se Tarrant para dy viteve kishte planifikuar sulmet, ndërkohë që jetonte në Zelandë të Re.

Familja mori vesh për ngjarjen makabër nëpërmjet televizionit.

“Gjëja e parë që e mendova është se kjo është e pamundur, derisa pashë fotografinë e tij…Kjo nuk është mirë…Kjo është e pakorrigjueshme”, deklaroi daja i sulmuesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne