Si u zhduk në Shqipëri nipi i krahut të djathtë të Hitlerit, Herman Gering (video)

Nipi i numrit dy të Gjermanisë naziste, Herman Vilhelm Gering, togeri W.Von Essen, 22-vjeç u zhduk në Shqipëri pasi u hodh me parashutë në afërsi të Pezës në vitin 1944. Kryqi i Kuq Suedez dhe familja e të ndjerit, kërkuan pas lufte sqarime pranë autoriteteve shqiptare nëse ai ishte gjallë si rob lufte, apo ishte vrarë. Ajo që dihet me siguri, është se ai është vrarë, ashtu si 3601 gjermanë të tjerë.

Por vendi i varrimit të këtij oficeri u mbajt sekret nga udhëheqja komuniste. Këtë histori e kanë ditur për shumë kohë pak njerëz, midis të cilëve Enver Hoxha dhe Kristo Themelko. Familja e Von Essen nuk arriti të marrë një përgjigje zyrtare. Por gjeti rrugët dhe mundi të sensibilizojë bashkëshorten austriake të kryetarit të shtetit shqiptar, Omer Nishani, për të kthyer të paktën sendet personale të togerit të vrarë.

Në kujtimet e tij, diktatori pohon se unazën e togerit ia kërkoi personalisht Roza Nishani, të cilën më pas ia dha. Ndërkohë Kristo Themelko në kujtimet pretendon se dylbitë e Von Essenit ia dhuroi Hoxhës, ndërsa revolen e mbajti për vete dhe e dorëzoi sipas urdhrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, afro gjysmë shekulli më vonë, në vitin 1992.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne