Sionistët e krishterë në SHBA

Nga Hans Stehling

Përllogaritet se aktualisht në Amerikë jetojnë më shumë se 40 milionë amerikanë të besimit të krishterë që janë sionistë të vendosur kryesisht në rajonet jugore të vendit të njohur për qëndrimet e tyre shumë radikale dhe racizmit të lindur nga supermacia e njerëzve të bardhë. Kta njerëz besojnë se mbështetja ndaj Izraelit nuk është një çështje politike por një detyrim që lind nga Bibla; ata përbëjnë bllokun më të rëndësishëm dhe të madh të mbështetësve të Izraelit që besojnë se Perëndia ia ka dhënë Izraelin “popullit të zgjedhur”, pra hebrenjve.

Rrënjët e besimit evangjelik sionist mbështetet në mendësinë se Perëndia i mban premtimet e dhëna.

“Perëndia ia ka dhënë tokën e Izraelit deri në ditën e fundit hebrenjve. Perëndia i shenjtëron ata që shenjtërojnë hebrenjtë dhe i mallkon ata që mallkojnë hebrenjtë. Nëse dua që Perëndia të na mbrojë dhe nëse duam që Perëndia të bekojë Amerikën, atëherë edhe ne duhet t’i bekojmë hebrenjtë dhe t’i brojmë ata.”

Elementi që duhet t’i japim rëndësi në këtë mendësi është se struktura e sionizmit nuk mbështetet në idealin e sakrificës dhe altruizmit për të ndihmuar të tjerët, por mbështetet në shërbimin për vetveten. Mbështetja e kësaj lëvizjeje ndaj Izraelit nuk ka lindur nga dashuria apo simpatia e tyre që mund të gjendej natyrshëm brenda tyre ndaj hebrenjve apo ndaj hebrenjve izraelitë; përkundrazi, kjo mendësi lind nga detyrimi që lind nga Bibla që ata e quajnë të shenjtë dhe mbështesin besimin e tyre fetar.

Megjithatë, ky nuk është versioni i plotë i gjithë historisë. Lëvizja e krishterë sioniste besojnë se “ardhja në botë për herë të dytë e Profetit Isa” do të ndodhë vetëm dhe vetëm kur të gjithë hebrenjtë të mblidhen në Izrael dhe të gjithë të konvertohen në besimin e krishterë. Ky besim anakronik i Krishtërimit fundamentalistështë braktisur prej një kohe shumë të gjatë tashmë nga shumica e të gjithë të krishterëve në mbarë botën, megjithatë ende vazhdon të ruhet nga një pakicë shumë e vogël e të krishterëve evangjelikë të ndodhur kryesisht në Amerikë.Në pikëpamjen e hebrenjve një gjë e këtillëështë dëbim dhe mallkim. Megjithatë, duke qënë se janë të vetëdijshëm se pa mbështetjen financiare të lëvizjes së të krishterëve fundamentalistë të Amerikës nuk munda ta ndërtojnë Izraelin e përdorin një fantazi të këtillë si një provë e qëndrueshme politike.

Të krishterët evangjelikë sionistë (të cilët bashkëpunojnë ngushtë me hebrenjtë sionistë) kontrollojnë të dyja partitë brenda Kongresit, për këtë arsye kontrollojnë në këtë mënyrë praktikisht edhe presidentin e SHBA-së. Kjo nuk përfshin vetëm lobimin shumë të njohur tëAIPAC* por edhe ndikueshmërinë politike në shumicën e shteteve të SHBA-së. Një gjë e këtillë do të thotë e ata kanë një ndikueshmëri në nivele shumë të larta të politikës së jashtme të SHBA-së, sidomos përsa i përket Lindjes së Mesme.

Për më tepër kjo lëvizje luan një rol të rëndësishëm për të garantuar që çdo vit Kongresi t’i mundësojë qeverisë izraelite armatime të ndryshme duke fillur nga pushkë, bomba, topa e deri tek avionët ushtarakë që kapin vlerat e miliarda dollarëve të cilat vijnë drejtëpërsëdrejti nga paratë e taksapaguesve amerikanë.

Lëvizja idiote e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, ndërkohë që OKB-ja e ka shpallur Qytet Ndërkombëtar është një vendim përtej kompetencave të Trumpit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare duke e bërë këtë vendim nul dhe të pazbatueshëm. Për më tepër, asnjë shtet në botë (përveç filipineve) nuk ka ndërmend të ndërmarrë një veprim të këtillë që të shpërngulë nga përfaqësuesit e tyre diplomatikë në Izrael nga Tel Avivi që është kryeqyteti de facto i Izraelit.

(*): Komiteti i Marrëdhënieve me Publike Amerikano-izraelit (American Israel Public Affairs Committee, AIPAC), përbëhet nga 55.000 antarë, institucioni më i rëndësishëm i lobit sionist në SHBA.

Burimi : Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne