Siri – Forcat aleate të regjimit sulmojnë PYD/PKK-në e mbështetur nga SHBA-ja

Koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja në luftën kundër DAESH-it njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se forcat aleate të regjimit sirian kanë sulmuar “shtabin” e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF).

“Sulmet nisën pasi forcat proqeveritare siriane filluan një ofensivë të paprovokuar kundër një prej selive të SDF-së që mbështetet nga SHBA-ja. Partnerët e koalicionit kanë qëndruar me SDF-në gjatë sulmit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, 8 kilometra larg zonës së rrezikut në lindje të lumit të Eufratit”, bëri të ditur koalicioni përmes një deklarate të shkruar.

Deklarata thekson gjithashtu se gjatë sulmit në shtab gjendeshin edhe ushtarë të koalicionit.

“Në mbrojtje të koalicionit dhe forcave partnere, ne kemi organizuar kundërsulm ndaj forcave sulmuese për të zmbrapsur aktin e agresionit kundër partnerëve të angazhuar në misionin e koalicionit global kundër DAESH-it”, sqaron komunikata duke shtuar se forcat e koalicionit vazhdojnë luftën kundër DAESH-it në qendër të luginës së lumit Eufrat.

Disa burime, të cilat raportojnë se sulmi mbi SDF-në ishte një përpjekje për të marrë kontrollin e territorit duke përfshirë fushat naftëmbajtëse, të cilat ishin rimarrë nga DAESH-i në shtator, njoftojnë se në kundërsulm janë vrarë rreth 100 terroristë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne