Siri: Gjenden dhjetëra tonë kimikate dhe laboratorë të fshehtë për prodhimin e tyre në territorin e militantëve antiqeveritarë

Në territorin e militantëve antiqeveritarë në Siri janë gjetur dhjetëra tonë kimikate, si edhe laboratorë të fshehtë për prodhimin e tyre.

Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm, Rusia i ka shkatërruar të gjitha rezervat e saj, duke përmbushur detyrimet e marra përsipër. Kështu ka deklaruar shefi i Forcave të Mbrojtjes Radiologjike, Kimike dhe Biologjike pranë Forcave të Armatosura të Rusisë, gjeneral-majori Igor Kirillov në një takim me trupin diplomatik të organizuar nga MPJ dhe Ministria e Mbrojtjes lidhur me hetimin e rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri.

“SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe aleatët e tyrë po e dezinformojnë sërish komunitetin ndërkombëtar dhe synojnë acarimin e situatës. Duke përdorur inskenime të përdorimit të armëvë kimike, ata akuzojnë Republikën Arabe të Sirisë për shkelje të Konventës për ndalimin e armëve kimike, ndërsa Rusinë e akuzojnë për bashkëpunim. Në këtë kontekst është organizuar një fushatë për ta kthyer Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në një strukturë të politizuar, duke i dhënë të drejtën për të nxjerrë verdikte të ashpra akuzuese ndaj shteteve të caktuara dhe udhëheqësve të tyre. Një rol të pahijshëm luan misioni i ONAK-ut për zbulimin e fakteve të përdorimit të armëve kimike në Siri, i cili kryen hetime të njëanshme, të orientuara nga SHBA dhe aleatët e tyre”, u shpreh Igor Kirillovi.

Ai, gjithashtu, theksoi se zhvillimi i hetimeve për incidente të supozuara kimike në Khan Shaykhun, Saraqib, Al-Lataminah, nxjerrja e përfundimeve pa inspektime në terren, dëshmon, minimalisht, për një qëndrim joprofesional.
“Jo rastësisht, në raport gjenden fjalë të tilla, si “ka mundësi”, “mund të supozohet”, “ka shumë mundësi”. Këto fjalë janë të papranueshme për një dokument serioz, i cili duhet të bazohet në fakte të pakundërshtueshme ”, nënvizoi Kirillovi, duke shtuar se hetimet e kryera në distancë, si edhe mbledhja, analiza dhe përdorimi i dokumenteve të pregatitura nga specialistët, të cilët nuk kanë kryer inspektime në vendet e supozuara të përdorimit të armëve kimike, janë në kundërshtim të plotë me dispozitat e Konventës.

“Gjatë kryerjes së hetimeve për incidentet e lartpërmendura është shkelur parimi kryesor i monitorimit të vazhdueshëm – Chain of custody, i cili ka të bëjë me respektimin e domosdoshëm të vazhdimësisë së ngjarjeve për të sigururar ruajtjen e fakteve”, shtoi Igor Kirillovi, duke shpjeguar se mosrespektimi i standardeve të vendosura nga ONAK-u “ka çuar në kontradikta, mospërputhje dhe flasifikime të fakteve, të pasqyruara në raportet mbi rezultatet e hetimit. Këto raporte kanë një karakter të qartë antisirian”.

Po ashtu, ai vuri në dukje se burimet e vetme të dëshmive të pasqyruara në raporte janë “Helmetat e Bardha”, “Organizata Mjekësore Siriano-Amerikane”, “Qendra siriane e regjistrimit të përdorimit të armëve kimike”. Dëshmitë e tyre janë të dyshimta, sidomos nëse do të marrim parasysh se “Helmetat e Bardha” janë bashkëpunëtorë të organizatave terroriste të tilla, si: “Al Kaeda”, Fronti Al Nusra dhe Jaysh al-Islam. Kjo e fundit ka pranuar se ka përdorur armë kimike dhe ky fakt është njohur zyrtarisht.

Igor Kirillovi përmendi se më 4 prill 2017 “Helmetat e Bardha” kanë organizuar një incident me karakter provokativ me përdorim të supozuar të armëve kimike. Për këtë dëshmon gropa e mbetur pas shpërthimit, e cila nuk është karakteristike për një bombë të fuqishme ajrore.

“Analiza e raportit ka treguar se karakteristikat e gropës dëshmojnë se kjo e fundit është krijuar si rezultat i një shpërthimi të një pajisjeje të vogël eksplozive të vendosur në tokë dhe jo nga një bombë ajrore e hedhur nga avioni. Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj tek fakti se para përfundimit të “hetimit”, gropa ishte betonizuar me ngut”, tregoi Igor Kirillovi.

Sipas tij, janë veçanërisht të habitshme videot dhe pamjet e filmuara gjatë orëve të para të incidentit kimik, në të cilat shfaqen njerëz pa mjete të posaçme mbrojtëse për frymëmarrjen dhe lëkurën.

“Kjo dëshmon për mungesën e gazit sarin në gropë, pasi gjatë shpërthimit të një municioni kimik, brenda dhe rreth gropës krijohet një koncentrat vdekjeprurës dhe njerëzit pranë saj nuk mund të shmangnin vdekjen, përfshirë edhe ata që ndihmuan të plagosurit,” shpjegoi Igor Kirillovi.

Ai gjithashtu beson se misioni i ONAK-ut është duke përgatitur një raport të bazuar në fakte të dyshimta mbi një incident të supozuar kimik në Duma të Sirisë, të ndodhur në prill të këtij viti.

“Çfarë rezultatesh presim nga misioni i ONAK-ut për zbulimin e fakteve të përdorimit të armëve kimike në Siri mbi hetimin e këtij incidenti, i cili çoi në një sulm masiv raketor nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kundër territorit të një shteti sovran, në kundërshtim me mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë?”, pyeti Igor Kirillovi.

“Natyrisht që tani po përgatitet një tjetër raport akuzues me paraqitjen e provave të falsifikuara”, theksoi ai.

Sipas Igor Kirillovit, “Helmetat e Bardha” me ndihmën e mbështetësve të tyre perëndimorë e ripërsëritën skenarin e përdorur më herët në Khan Shaykhun dhe e realizuan “shfaqjen” e radhës në prill të këtij viti në Dumë”.

“Në pritje të hapjes së seancës së posaçme të Konferencës së vendeve-anëtare të Konventës mbi Ndalimin e Armëve Kimike, të realizuar me iniciativën e Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Francës, këto të fundit, me qëllim forcimin e argumentimit të tyre, nxorën në dritë dy incidente më karakter jo më pak të dyshimtë, të cilat më parë nuk janë përmendur: më 4 Shkurt 2018 në Saraqib dhe më 24, 25, 30 mars 2017 në Al-Lataminah”, tha Igor Kirillovi.

Në të njëjtën kohë, ai tha se në territorin e Sirisë specialistët e forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike kanë zbuluar disa herë laboratorë të fshehtë kimikë dhe magazina me kimikate toksike të kontrolluara nga militantët. Më 9 nëntor 2017, në Al-Zahir është zbuluar një depo me pesë kontejnerë të veçantë me një vëllim prej 840 litra secili (gjithsej 4200 litra) dhe një laborator për prodhimin e substancave toksike.

Shefi i Forcave të Mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike pranë Forcave të Armatosura të Federatës Ruse njoftoi se në territoret e çliruara nga terroristët janë gjetur mbi 40 tonë substanca toksike.

“Autoritetet siriane kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga ONAK-u të dërgojë ekspertët e saj në vendet e zbulimit të tyre, por organizata ose ka dhënë përgjigje negative, me argumentimin e mungesës së sigurisë, ose ka justifikuar gjetjet e substancave toksike, si në rastin e klorit, me destinacionin e tyre për dezinfektimin e pishinave”, tha Igor Kirillovi.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi se më 17 prill 2018 në Dumë janë zbuluar një laborator kimik i minuar dhe një depo e kimikateve të përdorura nga terroristët për prodhimin e substancave shpërthyese dhe toksike.

“Të dyja objektet që iu paraqitën inspektorëve të ONAK-ut gjatë punës së tyre në Dumë, për arsye që ne i kuptojmë, nuk ngjallën asnjë interes tek ata”, u shpreh ai.

Igor Kirillovi tërhoqi vëmendjen e diplomatëve tek fakti se të gjitha substancat helmuese në Siri janë shkatërruar.

“Siria është duke bërë çdo përpjekje për të përmbushur detyrimet e saj për të eleminuar objektet që lidhen me ish-programin kimik ushtarak. Një objekt, El Mlekh, u shkatërrua nga sirianët më 8 qershor 2018 pa pritur ndihmën ONAK-ut, ndërsa materialet mbështetëse iu dorëzuan organizatës së lartpërmendur”, theksoi Igor Kirillovi, duke shtuar se Siria tani është duke e hequr objektin e fundit në Tel-Kurdi.

Në përfundim, Igor Kirillovi vuri në dukje se Federata Ruse gjithmonë përpiqet për të vepruar me fakte dhe argumente konkrete, ndërsa kundërshtarët e saj perëndimorë zakonisht “i shmangen diskutimit thelbësor dhe përgjigjen me parulla, duke e akuzuar Rusinë se ajo dëmton kredibilitetin dhe reputacionin e ONAK-ut”.

“Përkundrazi, Rusia kujdeset për reputacionin e kësaj organizate dhe synon ta ndihmojë atë të kapërcejë keqfunksionimet dhe mangësitë e saj dhe të parandalojë politizimin dhe njëanshmërinë e veprimtarisë së saj”./ Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании

Image may contain: sky and outdoor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne