Siri – Organizata terroriste PYD/PKK përgatitet për formimin e ushtrisë

Organizata terroriste PYD/PKK, e cila kontrollon ¼ e territoreve të Sirisë, me mbështetjen e Washingtonit përgatitet për të formuar të të ashtuquajturën ushtri.

Krahas disfatës së madhe të organizatës terroriste DAESH në operacionet e ndërmarra në Rakka dhe Deyruzor në lindje të Sirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se do të vazhdojnë me mbështetje të PYD/YPG-së, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Pas deklaratës së bërë më 22 dhjetor 2017 nga gjeneralarmate, Joseph Votel, komandanti i Forcave Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), se do të themelojnë njësi të mbrojtjes kufitare për të parandaluar rigjallërimin e DAESH-it, u hodh edhe hapi i parë.

Sipas informatave që Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) mori nga burimet e sigurta vendore, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, agjencia e inteligjencës CIA dhe strukturimi i PYD/PKK-së në Kandil të Irakut, përfunduan trajnimin e 400 anëtarëve të organizatës terroriste.

Këta terroristë u trajnuan në kampet Sabahu’l Hayir në jug të Hasekes dhe në kampin në afërsi të digës Tishrin mbi lumin Eufrat në lindje të Halepit.

Ndërkohë që trajnuesit e CIA-s ofruan trajnime teorike dhe teknike, njësitë e zbarkimit nga ajri dhe forcat speciale të Pentagonit dhe terroristët e dërguar nga Kandili dhanë trajnime të përbashkëta me armë.

ShBA-ja, e cila bënë furnizime me armë dhe municion prej prillit të vitit 2016 e këtej, ka shtuar edhe mbështetjen e saj teknologjike.

CIA dhe Pentagoni tani ka filluar me dërgimin e radiolidhjeve të teknologjisë së fundit, stacione përgjimi dhe pajisje e inteligjencës së sinjalit për strukturimin e ri të PYD/PKK-së.

Trajnimi për përdorimin e këtyre pajisjeve sërish bëhet nga ekspertët amerikanë.

Ky strukturim, i zhvilluar me programe të Pentagonit dhe CIA-së, është emëruar si “Ushtria e Veriut”.

Elementet thelbësore të kësaj fuqie të re të zgjeruar nga ShBA-ja, për një kohë të gjatë bashkëpunojnë me Forcat Speciale të ShBA-së dhe ndërmarrin operacione të dimensioneve të mesme.

Pritet që ky strukturim, që do të dalë në pah me emrin “Ushtria e Veriut”, të organizohet në formën e elementeve të vogla të mobilizuara, kontrolli i të cilëve është shumë i vështirë dhe që do të jenë të gatshme për luftë kundër ushtrive të rregullta.

Ky është hapi i fundit i organizatës terroriste “Ushtria e Veriut” i hedhur në rrugën e saj të shndërrimit në ushtri të rregullt.

Forca e “Ushtrisë së Veriut” e trajnuar nga amerikanët, në fazën e parë do të dislokohet në Ayn Al-Aran (Kobani), Tel Abyad, Rasul Ayn dhe Malikiye, zona këto që janë pushtuar nga organizata terroriste dhe që ndodhet në kufi me regjimin.

Tërheq vëmendjen se këto pika të lidhura me Halepin ndodhen përballë kufirit me Turqinë.

Terroristët e trajnuar në mënyrë të përbashkët nga Pentagoni, CIA dhe kuadri i Kandilit, mund të dislokohen edhe në Afrin në kufirin me Turqinë duke i përdorur territoret e kontrolluara nga regjimi i Esadit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne