Siri – Përleshje të ashpra mes forcave të Assadit dhe organizatës terroriste PYD/PKK

Mes organizatës separatiste terroriste PYD/PKK dhe forcave përkrahëse të regjimit në zonën Dejr-u Zor u jetuan përleshje të ashpëra.

Forcat përkrahëse të regjimit me sulmet e ndërmarra në orët e hershme të mëngjesit arritën të vënë nën kontroll fshatrat Cenine Caya Hisan dhe Sakra që ndodhen në zonën rurale në perëndim të Dejr-u Zorit.

Më pas organizata terroriste me përforcimet e ardhura nga kampet përreth organizoi një kundërsulm.

Terroristët e përkrahur nga ajri me helikopterë amerikan të tipit “Apache”, arritën të rivendosin kontrollin ndaj fshatrat në fjalë.

Në përleshjet e jetuara mes dy grupeve janë vrarë 20 pjesëtarë të përkrahësve të regjimit dhe 5 terroristë të PYD/PKK-së.

Rajoni Dejr-u Zor që ndodhet në kufi me Irakun, është njëra prej zonave më të pasura me burime energjetike. Organizata separatise terroriste PYD/PKK në çerekun e fundit të vitit të kaluar në të njëjtën kohë me regjimin e Esadit kishte avancuar në drejtim të zonave rurale në verilindje të Dejr-u Zorit, gjegjësisht në lindje të lumit Eufrat.

Aktualisht organizata separatiste terroriste PYD/PKK dominon në lindje të lumit Eufrat, në perëndim ndodhet regjimi i Esadit, ndërsa në një zonë të ngushtë në jug ndodhet organizata terroriste DAESH./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne