Siri – Përurohet spitali i ndërtuar me ndihmat e Turqisë në qytetin Al-Bab

Spitali i ndërtuar me ndihmat e Turqisë në qytetin Al-Bab të Sirisë, të spastruar nga elementet terroriste me operacionin “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ka filluar të japë shërbime për banorët vendorë.

Në spitalin me 200 shtretër që u hap në qytetin Al-Bab ndodhen 8 salla për operacione kirurgjike, një numër i madh i klinikave dhe autoambulanca.

Bëhet e ditur se në spital brenda një kohe të shkurtë do të fillojë shërbimi në të gjitha degët e mjekësisë.

Drejtori i Shëndetësisë në udhëheqjen vendore të Al-Bab-it, Dr. Ahmet Aburk deklaroi se “Ky është një spital bashkëkohor i paparë deri më tani. Është projektuar dhe dizajnuar shumë mirë. Ne vetëm ëndërronim për ta ndërtuar një spital të tillë. Ai u ndërtua nga kompanitë turke të specializuara në ndërtimin e spitaleve dhe është spitali më bashkëkohor në këtë rajon. Në spital ndodhen repartet e mamografisë, radiologjisë dhe repartet tjera të nevojshme. Presim që së shpejti të hapim edhe repartet e rezonancës magnetike dhe kimioterapisë. Ky spital do të zgjidhë shumicën e problemeve shëndetësore të këtij rajoni dhe më nuk do të ketë nevojë që pacientët të dërgohen jashtë vendit për kurim”.

Burimi: TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne