Siri – ShBA-ja dërgon ndihma të tjera në zonën e pushtuar nga YPG/PKK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë dërguar nga kufiri i Irakut rreth 200 mauna me ndihma ushtarake drejt provincës siriane Dejr’uz Zor, e cila mbahet e pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ShBA-të futën të dielën nga pika kufitare Simelka në kufirin Irak-Siri rreth 200 mauna të ngarkuara me materiale ndërtimi dhe makineri pune për në rajonin e kontrolluar nga YPG/PKK.

Burimet kanë theksuar se maunat në fjalë kanë mbërritur në fushën naftëmbajtëse Omer në Dejr’uz Zor dhe se prej këtu ndihmat do të shpërndahen në pika të ndryshme.

Mësohet se materialet dhe makineritë do t’u jepen për përdorim administratave lokale në vendbanimet e pushtuara nga YPG/PKK.

Gjithashtu burimet kanë tërhequr vëmendjen se YPG/PKK-ja makineritë e punës mund t’i përdorë për hapjen e tuneleve.

Ndërkohë bëhet e ditur se organizata vazhdon të përforcojë pozicionet e saj në vijën kufitare me Turqinë, nga perëndimi drejt lindjes kryesisht në rajonet Menbixh, Ajnularab (Kobani) Tel Abjad, Rasulajn, Kamishli dhe Malikije. Së fundmi agjencia shtetërore e lajmeve AA (Anadolu Agency) më 15 prill kishte filmuar punimet e gërmimeve të kryera nga organizata terroriste në këtë zonë.

Me mbështetjen e ShBA-ve në mes të shkurtit YPG/PKK-ja kishte nxjerrë jashtë Dejr’uz Zorit organizatën terroriste të DAESH-it dhe e kishte pushtuar qytetin.

Por megjithëkëtë (çlirimin e qytetit nga DAESH-i) ShBA-ja vazhdoi ti dërgojë YPG/PKK-së ndihma ushtarake si: automjete për terren të vështirë (të llojit Hummer) dhe autobote. Për herë të fundit Amerika kishte dërguar më 2 prill në zonën e pushtuar nga organizata rreth 100 mauna me ndihma të tilla ushtarake.

Organizata terroriste në fjalë aktualisht vazhdon të mbajë të pushtuar 1/3 e territorit të Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne