Siri – Shpërthim në një bazë të pushtuar nga YPG/PKK, të pranishme trupa amerikane dhe franceze

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë të ushtarëve amerikanë dhe francezë në qytezën Ayn Issa të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, në veri të Sirisë.

Siç bëjnë të ditur burimet lokale të provincës Rakka, nga e cila varet Ayn Issa, në bazën ushtarake të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, në qytezën veriore në fjalë, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Llogaritë e mediave sociale dhe burimet lokale pranë organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila ka pësuar humbje të mëdha, argumentuan se kjo ishte shkaktuar nga shpërthimi i municioneve.

Dihet që në këtë bazë janë dislokuar rreth 200 ushtarë të forcave amerikane dhe 75 trupa speciale franceze./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne