Siri – Sulm terrorist ndaj artilerisë së regjimit të Esadit, vriten 4 ushtarë rusë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dielën se 4 ushtarë rusë janë vrarë në një sulm ndaj batalioneve të artilerisë së regjimit të Esadit në Siri.

“Në mesnatë, batalionet e artilerisë së regjimit në qytetin Deir ez-Zor të Sirisë janë sulmuar nga grupe terroriste të shumta në lëvizje dhe për pasojë 2 këshilltarë ushtarakë rusë kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë.

Pasi thekson gjithashtu se 5 ushtarët rusë të plagosur në këtë sulm janë dërguar menjëherë në spital, komunikata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë bën të ditur me keqardhje se 2 ushtarëve të plagosur nuk ka qenë e mundur t’u shpëtohet jeta pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të mjekëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne