Siria i dërgon letër OKB ku thekson shfuqizimin e koalicionit amerikan

Ministria e jashtme e Sirisë në një letër drejtuar OKB ka kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika dhe tu jepet fund krimeve të këtij koalicioni kundër popullit sirian.

Ministria e jashtme e Sirisë në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB tha: Siria dënon krimet e koalicionit amerikan, të cilat janë një shembull i qartë i krimeve të luftës dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut, pa asnjë pretekst. Bombardimet e lagjeve të banuara nga civilët, i shtëpive të qytetarëve dhe shkatërrimi i spitalit të qytetit Raka dhe përdorimi i fosforit të bardhë nga koalicioni anti-ISIS i udhëhequr nga SHBA, është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe një pasqyrë e re e krimeve të koalicionit kundër civilëve sirianë në krahinat e “Rakah”, “Hesake”, “Aleppo” dhe “Dejrul Zur”, si dhe në zona të tjera të Sirisë. Ministria e jashtme siriane gjithashtu i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar dhe të detyrojë vendet që të zbatojnë rezolutat e OKB-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit. Avionët luftarakë të koalicionit anti-ISIS të shtunën kanë bombarduar zona të tjera banimi dhe shtëpitë e qytetarëve që jetojnë në qytetin Rajaq, duke vrarë dhe plagosur 43 gra dhe fëmijë sirian./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne