Siria dhe aleatët konsultohen rreth kërcënimeve amerikane

Në një intervistë me kanalin al-Mejadin të Libanit pas çlirimit të plotë të Ghoutas Lindore. Bosaina Shaban, këshilltare e lartë e presidentit sirian Bashar Asad, e përshkroi fitoren e re të ushtrisë siriane si një “pikë vendimtare”.

Ajo tha se disfata e terroristëve në Ghoutan Lindore e kishte shtyrë Perëndimin që të bënte ” një luftë psikologjike” duke kërcënuar me sulme ushtarake kundër Sirisë. Kjo zyrtare siriane tha se Damasku dhe aleatët e tij janë në konsultim rreth kërcënimeve të SHBA për aksion ushtarak dhe kanë shqyrtuar të gjitha opcionet e mundshme. “Konsultimet janë në vazhdim midis aleatëve dhe ata nuk do të lejojnë që gjërat të përparojnë ashtu siç dëshiron Uashingtoni,” tha zyrtarja siriane, duke iu referuar Rusisë, Iranit dhe lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah. “Rregullat e angazhimit kanë ndryshuar në favor të Damaskut”, pasi pozita e tij në frontin e luftës kundër terrorizmit është forcuar më shumë, shtoi ajo./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne