Siria: Do t’i përgjigjemi ashpër Izraelit

Ambasadori i Sirisë në Moskë deklaroi se Damasku do t’i përgjigjet në një mënyrë shumë të ashpër të gjitha llojeve të sulmeve ushtarake nga Izraeli dhe do të mbrojë hapësirën ajrore dhe tokësore me gjithë fuqinë e saj.

Në deklaratën e bërë për agjencinë e lajmeve Tas, ambasadori i Sirisë në Rusi, Riyad Haddad ka theksuar se do t’i mbrojë të gjitha objektet në territorin e Sirisë, veçanërisht objektet këshillimore ushtarake të Iranit, nga sulmet e jashtme ushtarake, sidomos nga Izraeli.

Ambasadori sirian i cili shkoi në ishullin e Krimesë, në deklaratën e bërë për Tas, në pyetjen lidhur me sulmin e fundit të Izraelit ndaj objekteve ushtarake itë Iranit në territorin e Sirisë, u përgjigj kështu: Siria është një vend i pavarur dhe do të reagojë fuqishëm me sistemin e vet të mbrojtjes ajrore ndaj çdo sulmi kundër hapësirës së saj ajrore dhe tokësore. Ne do ta mbrojmë vendin tonë kundër të gjitha llojeve të sulmeve ushtarake, duke përfshirë edhe objektet që i përkasin ushtarëve iranianë në Siri.

Këshilltarët ushtarakë iranianë gjenden në territorin e këtij vendi me ftesë të qeverisë së Sirisë, për të ndihmuar në luftën kundër organizatave terroriste.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne