Siria OKB-së: Ndalni sulmet amerikane kundër civilëve

Siria ka denoncuar me forcë sulmet e përsëritura vdekjeprurëse të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në territorin sirian, duke i bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit që të ndalojnë sulmet e Uashingtonit dhe aleatëve të tij, që vrasin civilët sirianë dhe që gjithnjë e më shumë dëmtojnë infrastrukturën e vendit.

Në dy letra drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën, ministria e jashtme e Sirisë dënoi sulmin ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në qytetin verior të Sirisë Raka, i cili vrau të paktën 43 vetë në lagjen Xhomeili. Ministria theksoi se “krimet” e kryera nga të ashtuquajturat aleanca ushtarake nuk janë aspak më pak se ato të kryera nga grupi terrorist ISIS kundër civilëve sirianë. Gjithashtu, në letër thuhet se sulmet ajrore synojnë drejtpërsëdrejti infrastrukturën e vendit, duke përfshirë këtu edhe ura, puset e naftës dhe gazit, digat, digat e energjisë elektrike dhe të ujit, ndërtesat publike dhe private. Ministria e jashtme siriane më tej thekson se qëllimi i vërtetë i koalicionit të udhëhequr nga SHBA “është krejtësisht në kundërshtim me pretendimet e deklaruara pët eliminimin e terroristëve të ISIS, duke shtuar se luftimi i ISIS-it nuk kërkon që të vihen në shënjestër civilët, infrastruktura ekonomike, trupat e ushtrisë siriane dhe pozicionet e tyre. Të premten, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA, njoftoi se sulmet ajrore të tij kishin vrarë 484 civilë në Siri dhe Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne