Ministria e Jashtme siriane protestoi për sulmet e vazhdueshme të SHBA në provincat Raka dhe Deir al-Zur, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë sirianë.

Ministria e Jashtme siriane tha në një mesazh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit se koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur anti-ISIS i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdon shkeljet e rrezikshme kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë si dhe krimet kundër civilëve sirianë. Më shumë se njëzetë civilë sirianë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS, kreu sulme të ndara ajrore në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zur, si dhe krahinën verilindore Hasaka./ PT

17