Siria rrëzon raketat izraelite të lëshuara drejt Damaskut

Mbrojtja ajrore e Sirisë ka arritur të shkatërrojë shumicën e raketave të hedhura nga avionët izraelitë drejt kryeqytetit Damask, njoftuan mediat siriane.

“Rezultatet e agresionit deri më tani janë të kufizuara në një sulm në një nga depot në aeroportin e Damaskut”, njoftoi agjensia e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak të paidentifikuar. Burimi më tej tha se agresioni ndodhi natën e së premtes, duke shtuar: “Tetë objektiva armike të ndodhura në qiellin e Damaskut shpërthyen.” Sipas burimit ushtarak, sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë u angazhuan menjëherë gjatë natës, pasi një numër i avionëve izraelitë erdhën “nga rajoni Galile dhe gjuajtën disa raketa drejt zonës periferike të Damaskut”. SANA citoi më tej një zyrtar të Ministrisë së Transportit të ketë thënë se trafiku i Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut ishte normal dhe se nuk ishte prekur nga agresioni izraelit. Regjimi izraelit herë pas here kryen sulme ajrore në territorin sirian, në një lëvizje agresive që zakonisht shihet si përpjekje për të mbështetur grupet terroriste që kanë pësuar humbje të mëdha nga forcat qeveritare siriane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne