Siria, shtet i cili dikur ka strehuar refugjatët evropian

Nga fillimi i luftës në Siri, miliona qytetar të saj janë zhvendosur brenda dhe jashtë kufijve të saj. Siria, banorët e së cilës sot janë të shpërndarë nëpër botë, dukur ishte strehë për numrin e madh të refugjatëve evropian. Njëra nga faktet historike është se shtetet e Lindjes së Afërt, në mesin e tyre edhe Siria, gjatë Luftës së dytë botërore kanë pranuar një numër të madh të refugjatëve të cilët kanë braktisur kontinentin evropian për të shpëtuar jetën nga lufta e cila zhvillohej.

Gjatë Luftës së dytë botërore refugjatët të shumtë, posaçërisht nga hapësira e Evropës lindore dhe Ballkanit, për shkak të okupimit nazist dhe sovjetik, nëpërmjet Turqisë dhe Mesdheut kanë arritur në shtetet e Lindjes së Afërt. Britania e Madhe në vitin 1941 ka themeluar Drejtorinë për ndihmë refugjatëve në Lindjen e Afërt (MERRA) nëpërmes së cilës janë vendosur 40.000 refugjat evropian në kampet në Siri, Egjipt dhe Palestinë. Aty kanë qëndruar gjer në fund të luftës së dytë botërore, pas së cilës janë kthyer në atdheun e tyre apo kanë emigruar në vendet tjera.

Gazeta amerikane”Washington Post” para dy vitesh ka botuar shkrimin i cili ka pas për temë këtë fakt të harruar historik. Në shkrim ceket se kushtet në të cilin kanë qëndruar refugjatët evropian ishin të mira, se të gjithë refugjatët evropian ishin të nënshtruara kontrolleve mjekësore dhe se kanë marr dokumente identifikuese. Theksohet se grupi i refugjatëve në vitin 1944 nga ishujt grek kanë mbërrit në qytetin sirian Halep. Është cekur se atje ishin të sigurt në kamp dhe pa probleme dilnin jashtë dhe furnizoheshin me çështjet elementare për jetë.

Në shkrim ceket se në mes 114.000 dhe 300.000 polakë duke ikur nga nazistët gjerman apo për të mos përfunduar në kampet punuese sovjetike gjatë periudhës prej vitit 1939-1941 kanë gjetur strehim në Iran. Theksohet se qeveria polake ishte atëherë kundër pranimit të qytetarëve të vet të cilët kërkonin të ktheheshin në atdheun e tyre. Provë e sjelljes së mirë kundrejt refugjatëve në shtetet e Lindjes së Afërt ishte edhe ballina e gazetës”Hune al Kudus”( Ky është Jerusalemi), i cili botonte lajmet në gjuhën arabe. Në ballinë e saj të botuar në vitin 11 janar 1942, në ditën e sotshme para 77 vitesh, gjendet fotoja në të cilin shihet se si qytetarja siriane ndanë tesha fëmijëve refugjat të ardhur nga Greqia. Në shkrim njashtu ceket se si është shpërndarë ushqimi dhe veshmbathjet për refugjatët të cilët kishin ardhur nga Greqia dhe ishin vendosur në Siri.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne