Sirianët fillojnë të kthehen: Diri tani janë kthyer 114,000 refugjatë

Gati 114,000 refugjatë sirianë janë kthyer këtë vit, tha ushtria ruse, e cila është vetëm një pjesë e vlerësuar prej gjashtë milion njerëz të cilët janë  larguar nga vendi që nga fillimi i konfliktit.

Gjeneral-lejtnant, Mikhail Mizintsev tha se më shumë se 177,000 persona të zhvendosur brenda vendit u kthyen gjithashtu në shtëpitë e tyre në 2018.

Ai vuri në dukje se kthimi i njerëzve tregon se “lufta ka mbaruar dhe rimëkëmbja e vendit po zhvillohet me shpejtësi të plotë”.

Rusia, e cila ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad, insiston në kthimin e refugjatëve.

Vendet perëndimore pohojnë se është shumë herët për t’i inkurajuar ata që të kthehen.

Në të njëjtën kohë, UNHCR tha se në 2019, 250,000 refugjatë mund të ktheheshin në Siri.

Lufta, e cila filloi në vitin 2011, ka zhvendosur gati 5.6 milion njerëzv që tan jetojnë në vende të tjera, duke përfshirë miliona fëmijë sirianë lindur jashtë vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne