Sirianët fillojnë të kthehen në vendin e tyre për Bajram

Sirianët që gjenden në Turqi kanë filluar të kalojnë përmes pikës kufitare Karkamış të Gaziantepit për ta kaluar Kurban Bajramin në vendin e tyre.

Sirianët kanë filluar procedurat e kalimit për ta përjetuar festën me të afërmit e tyre në qytetet Azez, Mare, Soran, Aktarin, Çobanbey, Afrin, Jarabulus ve Al Bab dhe fshatrat përreth, pas çlirimit nga terroristët përmes operacioneve të Turqisë “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Për ta kaluar në pjesën tjetër të kufirit, sirianët fillimisht kanë aplikuar në faqen e internetit “www.suriyebayramizni.com” të hapur nga Zyra e Prefektit të Gaziantepit, ndërsa më pas kanë përgatitur dokumentet e nevojshme.

Në pikën kufitare Karkamış janë formuar radhë të gjata për kalim. Ata kalojnë në Siri pasi vaksionohen dhe i nënshtrohen një kontrolli mjekësor.

Sipas të dhënave të siguruara nga Autoriteti turk i Migracionit, sirianët do të mund të kalojnë në Siri deri më 19 gusht, ndërsa do të kenë mundësi të kthehen në Turqi nga 26 gushti deri më 31 dhjetor.

Siriani Ali Kasim, i cili së bashku me bashkëshorten ka ardhur në Turqi katër vite më parë, tha se është i emocionuar që kthehet në vendin e tij.

“Prej vitesh nuk e shoh familjen. Do të shkoj në Al Bab dhe do të çmallem me farefisin tim. Në dashtë Allahu, atje do të therim kurban. Ushtarët turq janë atje, kështu që ndihemi të sigurtë”, tha Kasim.

Ndërkohë, Ali Gaffari prej gjashtë vitesh jeton në Gaziantep, ndërsa thotë se së bashku me familjen tani do të shkojnë në Siri. Ai shprehet i lumtur që pas një kohë të gjatë do të ketë mundësi të presë kurban në vendin e tij.

“Allahu qoftë i kënaqur nga Recep Tayyip Erdoğan që na ofroi një mundësi të tillë. Të gjitha lutjet tona janë me të. Allahu qoftë i kënaqur nga ushtarët turq që na e mundësuan këtë rajon të sigurtë”, theksoi Gaffari.

Edhe Emine Abdu, së bashku me motrën dhe fëmijët e saj do të shkojë në Kobani pas gjashtë vitesh.

“Thonë se ka ndryshuar. Ne do të shkojmë dhe ta shohim. Nëna, babai, tezet, të gjithë janë atje. Na mungojnë shumë”, tha Abdu.

Siç mësohet, afër gjashtë mijë persona priten të kalojnë në Siri në ditën e parë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne