Sirianët vuajnë më shumë në zonat e kontrolluara nga SHBA, thotë Rusia

Në lidhje me civilët në Siri, Rusia deklaroi se në gjendjen më të keqe janë ata që jetojnë në zonat e kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov bëri një deklaratë në lidhje me akuzën që kishte ardhur nga Komandanti i Forcave Qendrore amerikane (CENTCOM), Joseph Votel, i cili e kishte akuzuar Moskën për ngritje të tensionit në Siri.

“Rajonet me kushtet më të këqija për popullsinë civile në Siri sot janë rajonet, ku ndodhen trupat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe grupet e armatosura të opozitarëve që kontrollohen nga ky koalicion. Këto territore janë shndërruar në “vrima të zeza” pas deklaratave lidhur me çlirimin e tyre nga organizata terroriste e DAESH-it. Situata në këto zona nuk është transparente as për regjimin sirian dhe as për vëzhguesit ndërkombëtarë”,- tha Konashenkov.

Duke tërhequr vëmendjen në gjendjen e keqe në kampit e refugjatëve në Rukban, që ndodhet afër bazës El-Tanf, një territor i kontrolluar nga ShBA-ja, zëdhënësi Konashenkov tha se situata në këtë kamp mund të përmirësohet duke vepruar si në rastin e Gutës Lindore, nëpërmjet dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimit të personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Konashenkov theksoi se organizatat ndërkombëtare humanitare duhet të ndërhyjnë sa më parë në tragjedinë humanitare në Rakka dhe El-Tanf.

Komandanti i Forcave Qendrore amerikane (CENTCOM), Joseph Votel në një deklaratë të mëparshme e kishte akuzuar Rusinë për veprimet e saj në Siri dhe kishte thënë se Moska fillimisht rrit tensionin në Siri, pastaj bën përpjekje për ta zgjidhur atë në përputhje me interesat e veta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne