Sisi i Egjiptit takohet me kryeministrin Izraelit në OKB

CAIRO – Presidenti Egjiptian Abdel Fattah al-Sisi takoi kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjahu për herë të parë në Nju Jork për të diskutuar paqen e Lindjes së Mesme pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se do ti shtyje ata që të rifillojnë negociatat e ngecura.

Takimi i së hënës, i cili vijoi me ndërmjetësimin në Kajro midis palëve rivale palestineze Fatah dhe Hamas, pasqyron vullnetin e Egjiptit për t’u kthyer në ballë të skenës diplomatike të Lindjes së Mesme.

Ata u takuan në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar procesin paqësor Izraelito-Palestinez, i cili ka ngecur në vend që nga viti 2014, tha presidenca egjiptiane në një deklaratë diten e martë.

Sisi theksoi rëndësinë e “rifillimit të negociatave midis palëve Izraelite dhe Palestineze për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse”, tha presidenca. Të dy krerët diskutuan “mënyrat për të rifilluar procesin e paqes dhe për të krijuar një shtet palestinez”.

Trump gjithashtu u takua të hënën me Netanjahun dhe përsëriti se një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze ishte “e mundur”, duke thënë se administrata e tij do të bënte çmos për ta ndihmuar atë.

Sisi është përfshirë në bisedime sekrete me kryeministrin izraelit edhe në të kaluarën.

Presidenti egjiptian u takua me Netanyahun për bisedime së bashku me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry të pritur nga mbreti Abdullah II në qytetin jordanez të Akabës në shkurt 2016, ku herët këtë vit një ish-zyrtar i SHBA e konfirmoi për AFP.

Takimi i së hënës pasoi me një bisedë të rrallë telefonike gjatë ditës midis presidentit palestinez Mahmud Abbas të Fatahut dhe shefit të Hamasit Ismail Haniya pas bisedimeve të pajtimit të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Autoriteti palestinez i pranuar ndërkombëtarisht ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, por nuk ka pasur kontroll në Gaza prej një dekade – pasi lëvizja islamike Hamas e kapi territorin në një luftë civile në vitin 2007.

Pasi Haniya u takua me zyrtarët Egjiptianë në Kajro javën e kaluar, Hamasi njoftoi se i pranoi kërkesat e Fatah që kërkon shpërndarjen e asaj që shihet si një administratë rivale në Gaza, duke thënë se ajo ishte gati për zgjedhje dhe negociata për të formuar një qeveri uniteti.

Zhvillimet sinjalizuan një ndryshim në qasjen e Egjiptit ndaj grupit palestinez islamik pas viteve të tensionuara duke akuzuar Hamasin për mbështetjen e grupit të Vëllazërisë Myslimane.

Vëllazëria u përcaktua një organizatë terroriste pasi Sisi, ish shefi i ushtrisë, udhëhoqi grushtin ushtarak ndaj presidentit islamik Mohamed Morsi në korrik 2013.

Ndërmjetësimi i Egjiptit gjithashtu vjen pas përmirësimit të mardhënieve midis Sisit dhe Shteteve të Bashkuara pas hyrjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.

Paraardhësi i Trump Barak Obama përkohësisht kishte ngrirë ndihmën ushtarake ndaj Egjiptit pas goditjes vdekjeprurëse ndaj mbështetësve të Morsit.

Ndihmësit e Trump – të udhëhequr nga i dërguari i tij në Lindjen e Mesme dhe dhëndri Jared Kushner dhe bashkëpunëtori i lartë i negociatave ndërkombëtare Jason Greenblatt – kanë qenë duke lëvizur mes liderëve nga të dyja palët gjatë muajve të fundit.

Udhëheqësit palestinezë ju larguan administratës Trump pasi presidenti sugjeroi se ai nuk ishte i angazhuar për një marrëveshje dy shtetesh. “Do të ishte krejtësisht qesharake nëse Z. Trump nuk do ta thotë këtë gjë tani”, u tha gazetarëve në Ramallah të hënën, Nabil Shaath, një këshilltar i lartë i Abbasit, kur u pyet për zgjidhjen e dy shteteve.

Ministri i Bashkëpunimit Rajonal Izraelit Tzachi Hanegbi përshëndeti takimin e Netanyahut me Sisin.
“Ne shpresojmë që takimet e ardhshme do të marrin një karakter rutinë,” tha Hanegbi, një mik i ngushtë i Netanjahut, për radion ushtarake izraelite.
Trumpi vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar në muajin maj./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne