Sistemet e mbrojtjes raketore ruse në gjendje alarmi

Një deputet i Dumës ruse ka njoftuar se sistemet e mbrojtjes raketore të Rusisë janë në gjendje gatishmërie në rajonin e Lindjes së Largët, që është afër Gadishullit Korean.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Viktor Ozrov, ish kryetar i komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë në parlamentin e Rusisë, ka njoftuar se sistemet e përsosura të mbrojtjes raketore të Rusisë janë në gjendje alarmi në rajonin e Lindjes së Largët. Ky veprim është si pasojë e përshkallëzimit të deklaratave mes Penianit dhe Uashingtonit në lidhje me mundësinë e përdorimit të opsionit ushtarak, ku të dyja palët kërcënojnë për sulme kundër njëra-tjetrës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne