Sistemi rus S-400 i mbrojtjes ajrore minimizon varësinë e jashtme të Turqisë

Blerja e sistemeve S-400 të mbrojtjes ajrore ruse është në interes të kombit turk pasi ai minimizon varësinë e jashtme të Turqisë, tha të premten Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu.

“Blerja e sistemeve anti-raketore S-400 është në interesin kombëtar të Turqisë dhe nuk ka të bëjë aspak me politikën … Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse minimizojnë varësinë e jashtme të Turqisë,” tha Soylu, raporton agjensia e lajmeve Anadolu.

Ministri i brendshëm vuri në dukje se Turqia aktualisht nuk është në gjendje që të sprapsë një sulm raketor dhe sistemet anti-raketore ruse do ti forconin sistemet e mbrojtjes ajrore turke. Soylu shtoi se vendet, të cilat kishin refuzuar të furnizonin Turqinë me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, donin ta dobësonin kapacitetin ushtarak të Turqisë.

Në dhjetor, Rusia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje huaje për furnizimin e Ankarasë me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400. Marrëveshja shkaktoi mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, ku kjo e fundit kërcënoi se do të vendoste sanksione kundër Turqisë, pasi Shtetet e Bashkuara besonin se arma nuk ishte e përputhshme me mbrojtjen e NATO-s.

Në fund të prillit, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se Turqia po e merrte në konsideratë gjithashtu blerjen e sistemit të mbrojtjes me raketat amerikane Patriot ose sistemet të tjera të mbrojtjes ajrore nëse do të ishte në gjendje të merrte një ofertë të drejtë nga aleatët e saj të NATO-s./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne