Sjellja e çmendur e Trump, ulërima ndaj shërbyesve, hamburger në shtrat dhe…

Shkrimtari Michael Wolff pritet të publikojë një libër që eksploron jetën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Disa fragmete të librit janë publikuar nga disa media.

Sipas këtij libri, Presidenti Trump, darkonte çdo mbrëmje me këshilltarin e tij Steve Bannon. Nëse Bannon nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, atëherë Trump, konsumonte hamburger i shtrirë në krevat, ndonjëherë duke parë tre televizione njëkohësisht ndërkohë që bisedonte me miqtë në telefon dhe shante mediat.

Autori zbulon se Presidenti Trump, e kyçte shpesh derën e dhomës, duke vënë në vështirësi Shërbimin Sekret. Autori gjithashtu zbulon se Trump, i bërtiste shërbyesve të cilët pastronin gjërat që ai linte rrëmujë.

Ai i thoshte shpesh shërbyseve, se duhet t’i linin bluzat e tij në dysheme. “Nëse bluza ime është në dysheme, do të thotë që unë dua që të jetë aty”, mësohet të ketë thënë Presidenti.

Sipas autorit, Trump kishte dhënë disa udhëzime për shërbyesit në Shtëpinë e Bardhë, një prej të cilave ishte që ata kurrë të mos preknin furçën e tij të dhëmbëve, sepse Trump ka frikë se mund ta helmojnë. Trump gjithashtu i urdhëronte shërbyesit që të lanin çarçafin e tij, vetëm kur të vendoste ai./Daily Mail

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne