S’jeni politikanë, ju jeni tiranë!

Autor: Gentian Jetishi

E marrë me mend që ‘politikanëve të 20- vjeçarit të parë’ shumë nga opinionet e qytetarëve kosovar ju vijnë si gudulisje e relaksim teksa mund të jenë duke ‘skroll’ në rrjetet sociale, ulur në xhakuzi e duke pirë verë të bardhë.

E dimë sepse i kemi parë në filma hindi, popuj të varfër e politikanë të pasur që shpërdorojnë çdo pasuri dhe vlerë.

Por ju nuk jeni politikanë, as diplomat, as largpamës dhe së fundi jeni zhveshur nga çdo vlerë njerëzore. E dimë gjithashtu  që ju nuk jepni pesë pare për çfarë mendojmë, ndjejmë e duam ne, por  dhe as ne s’na bëhet vonë në u butë milionerë, fare pranë jush dhe s’e vërejmë ekzistencën tuaj.

Ju jeni tiran klasik. Për dallim nga Hilteri, Musolini dhe Mubaraku ju s’keni ende ushtri të na shtypini të dënuar pse marrim frymë dhe e nuk paguam tatime, për t’u bërë tamam rrogave tezeve dhe kushërinjve tuaj që punojnë në organizata shtetërore.

Por ndoshta jo edhe aq sa ju, faj kemi gjithë shoqëria jonë:

  • Mbi 170 000 njerëz për pesë vite kanë ikur nga ‘ju’ përmes rrugëve të rrezikshme por pa marrë guximin më pakta të ju thonë që jeni tiranë e mbase dhe në fytyrë të ju pështyjnë as një gjysmë guri nuk e lëvizur për t’u bërë presion juve.
  • Shumica absolute e shoqërisë civile, artistëve, medies janë ‘biondizuar’. Imagjino ende zhvillojnë projekte ‘Si të shkruajmë një CV?’, njerëzve që duan të ikin nga këtu për mungesë pune! Me çfarë ta mbushin CV-në e tyre?! E të mos flasin për artistët që në vend të se të thumbojnë fenomenet negative, promovojnë ato, siç jo më pak kontribut kësaj i japin edhe mediat.
  • Të rinjtë që i bashkohen apo aderojnë në partitë e pushtetit, janë kriminelët e vegjël që vrasin shpresën për të ardhmen. Këtë nuk e kemi merituar, për sa pak parë po na shisni.

Shumica e bizneseve të mëdha janë të lidhur në mënyrë oligarkike me politikën e 20-vjeçarit të parë. Por si psikologji të biznesit nuk e kuptoj një gjë: teksa kjo politikë duhet të krijonte rrethana ekonomike për të përmirësuar statusin tonë ekonomik, nga e mendojnë se do i marrim paratë ne e të realizojnë të ardhurat ata/bizneset e tyre, nëse vazhdojnë trendi i varfërisë sonë dhe ikjes nga këtu, ide që i vjen ndërmend edhe atij që mund të ketë qenë optimisti i fundit.

Si u bë që 1.7 milion banorë eventual të Kosovës s’arrini t’i menaxhoni. Kaq shumë a, sa një lagje e cilido metropol evropian. Ne duhet të ishim të gjithë milionerë e siç na mashtronit kur thoshit ‘Zvicra e Ballkanit’! E vërtetë është që ne kemi humbur  në mënyrë unike (jo si popujt tjerë) çfarëdo respekti për ju!

E pasi vodhët gjithçka, u përpoqët ta na vidhni edhe Zotin. Mbi 600 vjet mysliman, 20 vjet vitet e qeverisje tuaj ngulfatët vijën autoktone të islamit  duke e varfëruar institucionin bazë dhe duke u dhënë hapësirë vijave ideologjike nga saudia mike e ‘miqve’ tuaj. Edhe pse qemë paralajmëruar se gjithë kjo bëhet për qëllime financiare, e kuptuam më vonë kur nisën këto fushatat për ‘deradikalizim’. U bënë milionerë disa duke bërë përpjekje për t’i  terrorizuar familje myslimane!

Jeni përzier tek të shenjtat dhe ne ju kemi vështruar pa u pështyrë në fytyrë, prandaj mëkatin e kemi të përbashkët.

Nëse po e lexoni, ju lutëm vetëm një gjë:

Politikat botërore dhe lokale s’janë manual i determinuar që duhet ta ndiqni pikë për pikë. Prandaj ka dialog e diskutime. Në atë që për nevoja të huaja dhe jo tona u është bërë presion si ‘Finalja e Dialogut’ ta konsideronit mundësinë që:

  • Të bëni marrëveshje afatshkurtër për 20 vjet me specifikat e që i kërkojnë të huajt, dhe kërkesat tona por pa diskutim kufijsh, e që marrëveshja ta lë të hapur diskutimin për këtë temë pas 20 vitesh. Kjo me idenë që për 20 vitet vijuese të përmirësohet zhvillimi ekonomik, arsimor dhe sidomos kulturor.

Në të kundërtën, më thoni veç një motiv pastaj pse dikush të rrojë, angazhohet, punoj këtu?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne