S’ka bir ku*ve që i prish këto shtëpi/Banorët e Astirit: Banesat do lahen me gjak

Banorët e zonës e Astirit nuk do të ndalen me protestat, teksa kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. Ata shprehen se nuk kanë asnjë komunikim zyrtar për shembjen e banesave, e ndërsa firma që po kryen punimet ka vendosur shenjë të kuqe. Një qytetare ka thënë më tej se nuk kanë ndërmend që të lëshojnë banesat, deri sa të shpërblehen deri në qindarkën e fundit.

Nuk kemi asnjë komunikim, as me shkrim, as me gojë. Kam qenë në punë dhe është vënë një shenjë e kuqe në shtëpinë time. Po kur donte vota, pse vinte? Na premtoi legalizimin. E kam blerë tokën. Nëse unë e zaptova, ku ishte ky shtet? Janë 30 vite. Pse nuk erdhi njëri që të thoshte; mos e ndërto këtë shtëpi. Emri ka 13 vite që vazhdon dhe del në gazetë. Nuk do ta lëshojmë, këtë shtëpi, këtë tokë, deri sa të na shpërblejnë cen për cen.

Ndërsa një tjetër ka thënë se protesta do të jetë pa afat. Mjaft i revoltuar, banori nënvizon se ka paguar 25 vite taksa, e ndërsa tani do të nxirren në rrugë. “Protesta do të jetë pa afat. Nuk dihet a do të shkojmë në shtëpitë tona.

Siç e kam thënë dhe më para në Unazë të Re. Nuk ka bir ku*ve që i prish këto shtëpi. Fjalorin e pistët e ka përdorur kryeministri jonë. Që ta di mirë ai. Këto shtëpi nuk ka për ti shembur.

Por ne të na japë lekët. Kam paguar 25 vjet taksa. Ai me thotë mua dil në rrugë. I fut një vizë kokainë, dhe nuk di më se çfarë po bën. Revolucioni fillon nga Unaza e Re. Ka ardhur fundi. Këto banesa nuk i shemb dot”, shprehet një tjetër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne