Gjatë muajit gusht vetëm pranë portalit e-albania janë bërë 474 aplikime për leje ndërtimi duke konfirmuar edhe një herë se sektori i ndërtimit po përjeton gjatë këtij viti një bum. Këto leje duket se nuk lidhen domosdoshmërish me ndërtime pallatesh, hotelesh apo ndërtime me një funksion të veçantë por edhe për banesa private.

Portali e-albania publikoi statistikat e plota të gushtit ku në total vetëm për lejet e ndërtimit janë loguar 6483 persona por aplikime për një lejë kanë bërë 474 prej tyre. Në faqen e saj e-albania jep edhe llojet e lejeve për të cilët çdo person i interesuar mund të aplikojë.

10 shërbimet më të përdorura të gushtit në portal:

E-albania ka publikuar edhe shërbimet që mbajnë numrin më të lartë të përdorimeve/muaj duke renditur edhe numrin e aplikimeve.

  1. Aplikimi për leje                                               6483 përdorime      474aplikime
  2. Aplikim për pasaportë ose kartë identiteti                                      3152 përdorime    1155 aplikime
  3. Deklarim dhe pagesë kontributesh              2397 përdorime     10 091 aplikime
  4. Faturat e energjisë elektrike                           2126 përdorime    949 aplikime
  5. Aplikim për kartë shëndeti                             2007 përdorime    635 aplikime

6. Gjenerim i kartës së shëndetit                          1671 përdorime    1429 aplikime

7. Certifikatë familjare                                        1584 përdorime    6 aplikime

8. Certifikatë personale                                         1026 përdorime    10 aplikime

9. Kundravajtje rrugore                                         977 përdorime      3127 aplikime

10. Gjobat e kontrollit në rrugë  DPSHTRR

905 përdorime        932 aplikime

/ Monitor

53