‘Skadon’ afati, Basha: Rama kundër vettingut në politikë. Pse ka frikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është kundër vettingut në politikë, nismë kjo e iniciuar nga selia blu.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Basha shtroi publikisht pyetjen se pse Rama ka frikë nga vettingu, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerat janë llogje.

“Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”, shkruan në reagim Basha.

Kujtojmë se Basha i kishte lënë një afat deri ditën e premte Ramës, që ky i fundit të shprehte opinionin e tij pro apo kundër vettingut në polikë dhe të mblidhte Këshillin e Legjislacionit. Lideri i PD tha në një bashkëbisedim me gazetarët se pas kësaj përgjigje të Ramës opozita do të merrte edhe hapat e tjerë. Pas kërkesës me shkrim të PD, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosi që Këshilli i Legjislacionit të mblidhet në 26 shtator ku do të diskutohet projekligji i PD për vettungun në politikë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne