Skadon paraburgimi, lirohen dy të akuzuarit për sulmin në ndeshjen me Izraelin

Lihen të lirë dy nga katër të akuzuarit për planifikim sulmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Xhevair Fishtin dhe Medat Hasanin nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpie’ .

Ndryshimi i masës së sigurisë erdhi pasi ka përfunduar afati i paraburgimit ndaj tyre, ndërkohë që hetimi për ta vazhdon.

Xhevair Fishti dhe Medat Hasani akuzohen për ‘Veprimtari terroriste’ dhe ‘Nxitje të urrejtjes’.

Imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Kastriot në Dibër, Xhezair Fishti dhe ish-efektivi i forcave komando të Ushtrisë Medat Hasani u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar së bashku me shtetasit Bekim Protopapa me profesion mjek dhe berberin Ergys Faslija.

Të katër shqiptarët, dyshohet se do të ndihmonin disa shtetas nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët po planifikonin kryerjen e akteve terroriste në Shqipëri, gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj izraelite që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne