Skandal drejtësie në Gjermani, shteti fsheh dosjet e NSU-së

“Gjermania thotë se është shtet ligjor; i kritikon të gjithë, kritikon Turqinë, por në këtë gjyq ajo nuk e tregoi dot veten si shtet ligjor”, ka thënë Seda Başay Yıldız, një nga avokatet e angazhuara në çështjen gjyqësore për organizatën terroriste Ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU).

Organizata terroriste NSU, e cila ka bërë shumë krime: ka vrarë 10 persona, në mesin e të cilëve 8 turq, 1 grek dhe 1 polic gjerman; ka kryer sulmin me bombë me rrugën “Keup” të Këlnit dhe ka vjedhur banka; si dhe lidhjet e fshehta të kësaj organizate u shpjeguan në një konferencë organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Esen, ku ligjërues ishin edhe avokatët e çështjes Seda Başay Yıldız dhe Mehmet Daimagülen.

Në fjalën e saj avokatja Yıldız reagoi ndaj kufizimit që ka vendosur Ministria e Punëve të Brendshme e Landit të Bavarisë ndaj personave që supozhet se kanë lidhje me organizatën terroriste duke ua ndaluar këtyre të flasin (dëshmojnë) në gjyqin e NSU-së që vazhdon në Mynih; zhdukja e disa dosjeve si dhe moslejimi i avokatëve që të kenë qasje në dosjet e tjera që kanë mbetur, pasi disa dosje janë mbyllur dhe nuk do të hapen për 120 vjet.

“Shteti e di që kjo treshe është organizatë terroriste, mirëpo nuk na i jep dosjet që kanë të bëjnë me këta persona”,- u shpreh avokatja Yıldız, dhe shtoi: “Kancelarja Merkel u ka premtuar klientëve tanë se çdo gjë do të zbardhet. Megjithëse ne e kemi përmendur disa herë këtë premtim dhe i kemi kërkuar dosjet me qëllim për të zbuluar lidhjet e kësaj organizate me shtetin, ne nuk kemi arritur të marrim as edhe një rezultat. Këto dosje nuk ka arritur ti marrë as Gjykata që shqyrton çështjen. Domethënë se edhe shteti gjerman ka disa gjëra për të fshehur, përderisa mori një vendim për mbajtjen sekret të këtyre dosjeve për 120 vjet. Patjetër që këto janë pikëpyetje të mëdha”.

Duke folur për përpjekjen që janë duke bërë avokatët gjatë këtij procesi, Yıldız tha: “Gjermania thotë se është shtet ligjor; i kritikon të gjithë, e kritikon edhe Turqinë, por në këtë çështje (gjyq) ajo nuk e tregoi dot që është një shtet ligjor. Ne kemi ngritur padi dëmshpërblimi kundër Gjermanisë, ku kërkojmë verifikimin e disa gjërave, që shteti gjerman ka gabuar, nuk na japin dosjet, shteti i mban dosjet sekret dhe i ka zhdukur. Ne mendojmë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në rast se do të ketë nevojë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne