Skandal-Mafia kontrollon tenderat e pastrimit të spitaleve/ Beqaj është “ushtari” i tyre

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga “qytetari digjital”.

Ky i fundit ka shkruar se spitalin psikiatrik të Vlorës e pastron një kompani pronë e gruas së kryetarit të një grupi kriminal, Lefter Malaj.

Sipas tij, këta kanë kapur me presion dhe mashtrime të gjithë tenderat e pastrimit, ndërsa ish ministri i Shëndetësisë, sakaq i zgjedhur si deputet i Qarkut të Dobrës,  Ilir Beqaj, është ushtari i tyre.

Postimi i plotë:

Qytetari dixhital denoncon:

– Mafien, qe kontrollon te gjithe tenderat e pastrimit te spitaleve dhe rrobave!

– Baxhanakun e famozit Beqja qe merr 30%!

“i nderuar z Berisha , si cdo gje dhe pastrimin ne spitalin psikiatrik ne vlore e ka marr devis shpk kompani me pronesi te Kristina Lenka,gruaja pa celebrim por me femije e lefter lamajt. Ky eshte krytari nje grupi kriminal qe merret me droge vrasje. Vellai vet eshte ne burg i arrestuar me vendim te gjykates italiane, Lefteri ka letrat qe i kane ardh nga italia po ja zhduku ministria e drejtesise . Keta kane kap me presion e shantazhe gjithe tenderat e pastrimit dhe larjes se rrobave. Beqen e kane si ushtarin e tyre se per cdo pune i japin baxhanakut te Beqes 30%. I bejne presion per terheqje nga gara duke perdor kriminel gjithe kompanive por dhe drejtoreve te spitaleve.Kane nje organizim te mirefillte mafioz.”

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi akuzat publike te qytetarit dixhital! sb”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne