Skandal/ Ministria e Jashtme nuk di te perkthej nga anglishtja

Ministria e Jashtme ne faqen e saj http://punetejashtme.gov.al/samiti-i-29-te-i-nato-s/ qe flet per samitin e NATO-s, tekstin kryesor e ka lene fare te pa pakuptueshem. Shkak eshte bere perkethimi skandaloz i citateve nga gjuha angleze te cilat ne pjesen me te madhe jane lene fare te pa perkethyera. Ja edhe nje pjese nga teksti i faqes se Ministrise se Jashtme: “Gjatë këtij samiti pritet që Aleanca ti kushtojë rëndësi edhe përqasjes së saj ndaj To the south, turmoil across the Middle East and North Africa has unleashed the biggest migrant and refugee crisis in Europe since World War Two.kërcënimeve që vijnë nga krahu jugor i NATO-s, përmes trajtimit të hapave të ndërmarrë për të ndihmuar vendet partnere në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me synim aftësimin e tyre për përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. And all of this is part of how NATO contributes to the global efforts to fight ISIL and to fight terrorism. Me rëndësi në këtë kontekst, është mbajtja në Samit e një takimi të Ministrave të Jashtëm të vendeve që marrin pjesë në Koalicionin Ndërkombëtar kundër ashtuquajturit “Shtet Islamik”.”   Shkrimi i plote: Samiti i 29-të i NATO-s 11/07/2018 – Artikull Në datat 11-12 korrik në Selinë e re të NATO-s në Bruksel do të zhvillohet Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve të Aleancës Atlantike. Vendi ynë në cilësinë e vendit aleat, merr pjesë me një delegacion të nivelit të lartë të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, si dhe me pjesëmarrjen e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka. Ky Samit, i 29-të i këtij lloji, i liderëve politikë të vendeve aleate konsiderohet me rëndësi të veçantë për NATO-n. Në këndvështrimin strategjik, në një kohë që siguria e vendeve aleate vijon të përballet me sfida serioze si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu, Samiti i Brukselit pritet ti kushtojë përparësi përpjekjeve aleate për unitet strategjik krahas masave që synojnë forcimin e mbrojtjes kolektive dhe shkurajimit (deterrencës), si dhe projektimin e stabilitetit në hapësirën euro-atlantike dhe rreth saj. Gjatë këtij samiti pritet që Aleanca ti kushtojë rëndësi edhe përqasjes së saj ndaj To the south, turmoil across the Middle East and North Africa has unleashed the biggest migrant and refugee crisis in Europe since World War Two.kërcënimeve që vijnë nga krahu jugor i NATO-s, përmes trajtimit të hapave të ndërmarrë për të ndihmuar vendet partnere në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me synim aftësimin e tyre për përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. And all of this is part of how NATO contributes to the global efforts to fight ISIL and to fight terrorism. Me rëndësi në këtë kontekst, është mbajtja në Samit e një takimi të Ministrave të Jashtëm të vendeve që marrin pjesë në Koalicionin Ndërkombëtar kundër ashtuquajturit “Shtet Islamik”. Ky Samit do të rikonfirmojë thellimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimi Evropian, duke qenë se në Samit marrin pjesë, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Junker, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini. Samiti pritet të rikonfirmojë rëndësinë që Alenaca vazhdon ti kushtojë Politikës së “Derës së Hapur” dhe vendeve që aspirojnë për anëtarësim në NATO. Për sa i përket cështjeve politiko-operacionale, Samiti do të rikonfirmojë vijimësinë e angazhimit të NATO-s në Afganistan në kuadër të Misionit “Resolute Support”. Samiti i Brukselit pritet ti shërbejë unitetit dhe kohezionit të NATO-s, që Aleanca Atlantike të vazhdojë të jetë guri i themelit për sigurinë transatlantike edhe për vitet që do vijnë. http://punetejashtme.gov.al/samiti-i-29-te-i-nato-s/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne