Skandal në FIFA

Nuk po kanë të ndalur skandalet në FIFA.

Pas raporteve për rregullin financiar dhe shumë transferimet të parregullta, FIFA është goditur nga një tjetër skandal.

Shtëpia më e madhe në futboll ka marr një lajm shokues, pasi Gjykatësi i Komitetit të Etikës është arrestuar, përcjell “lajmi.net”.

Avokati i Sundra Rajoo tha për “Associated Press” se klienti i tij ishte ndaluar nga Komisioni Anti-Korrupsion Malajzian, pasi u kthye nga një mbledhje në FIFA, në Zyrich, mbrëmjen e kaluar.

Avokati Cheow Wee tha se një gjykatë atje refuzoi kërkesën për një urdhër-ndalimi 7-ditor kundër Rajoo dhe se ai u lirua më vonë pa kushte.

“Gjyqtari ra dakord me qëndrimin tonë se ai (Rajoo) ka imunitet dhe privilegje diplomatike,  tha Cheow.

“Ai nuk mund të arrestohet e të paraburgoset, sepse nuk mund t’i nënshtrohet juridiksionit tonë penal”, ka thënë më tej ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne