Skandal në ushtrinë shqiptare të NATO-s, vidhen armë në një prej depove të saj të armatimit

Ushtrise shqiptare të NATO-s i ka ndodhur një incident i rëndë dhe i paprecedentë. Asaj i janë vjedhur armë në një prej depove të saj të armatimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se depoja e armëve është grabitur gjatë natës.

Bilanci i vjedhjes raportohet të jetë, tre armë automatike, ndërkohë mësohet se janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje të paprecedentë në historinë e ushtrisë shqiptare të NATO-s.

Sipas burimeve roja përgjegjës nuk ka qenë në vendin e punës në kohën kur ka ndodhur ngjarja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne